Aktualitet

Atentat me snajper Ardian Çapjas në vilën e tij në Elbasan, SKUADRA me 5 persona e sulmoi në ‘kështjellën’ e tij. 55-

8 Qershor 2020, 08:31 Nga DOSJA
Atentat me snajper Ardian Çapjas në vilën e tij në

ELBASAN–Rikthehen atentatet në një nga “vatrat” më të nxehta të krimit në Shqipëri. Një atentat i mirëfilltë mafioz ka dështuar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:37, ku është plagosur me një plumb në shpatull, 55-vjeçari Ardian Çapja. Çapja, një emër i njohur për Policinë e Shtetit dhe blutë e Elbasanit, ka qenë në banesën e tij në momentin e plagosjes, ndërkohë që siç bëjnë me dije burime për Dosja.al, mësohet se ai është qëlluar me snajper.

Atentatori ka qenë duke e vëzhguar në distancë Çapjen, i cili është plagosur dhe është transportuar fillimisht në spitalin e Elbasanit dhe më pas është dërguar me urgjencë drejt Traumës në Tiranë. Mësohet se për disa orë, Çapja i është nënshtruar një operacioni pasi plumbi i ka kaluar pranë zemër dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën tek Spitali i Traumës. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka ‘blinduar’ hyrjen e spitalit për të ruajtur shënjestrën e atentatit. 

Pasi kanë qëlluar drejt Çapjes, autorët dhe snajperisti janë larguar, ndërkohë që një makinë e djegur është gjetur në zonën e Fushëmbretit. Makina ka patur në brendësi fishekë, që kanë shpërthyer pasi i është vënë flaka. Gjithashtu brenda është gjetur edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur për atentatin. 

Makina tip “Volkswagen”, rezulton e vjedhur në zonën e Krujës dhe targat që i ishin vendosur ishin falso dhe të mbivendosura. 

Pas marrjes së informacionit për zjarr në zonën e Fushëmbretit, menjëherë në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse. Por për fat të keq, edhe një nga efektivët e forcave zjarrfikëse, D.M., që ka shkuar për të shuar flakët është lënduar, por fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo që është edhe më kontradiktore në këtë histori, përveç mos-identifikimit të autorëve, dinamikës dhe shkaqeve të atentatit, është dëshmia që ka familja e 55-vjeçarit, Ardian Çapja. Ata mohojnë dhe këmbëngulin që Çapja është lënduar pasi ka qenë duke punuar në banesë, dhe se nuk ka patur asnjë atentat kundrejt tij. Por Policia e Shtetit, në njoftimin zyrtar, konfirmon se Çapja është plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri.

Po të njëjtat burime për Dosja.al sqarojnë se në atentat kanë marrë pjesë 5 persona, me role të ndara. 3 persona kanë patur për të ekzekutonin 55-vjeçarin, ndërsa 2 të tjerë kanë pritur autorët për t’u larguar. Burimet i thanë Dosja.al se dyshohet se autorët dhe snajperi ishin vendosur në një servis pranë banesës së Ardian Capjas. Distanca në vijë ajrore mendohet se është jo më shumë se 150 metra.

Por kush është Ardian Çapja? 

Kjo nuk është hera e parë që 55-vjeçari përfshihet në ngjarje të lidhura ngushtësisht me krimin.  Pronari i Hotel “Univers” në Elbasan, është protagonist për mediat, për ngjarjen e 8 qershorit 2016, ku anëtarë të fisit Çapja qëlluan mbi policinë në qytet, pasi dy efektivë të operacionales po i vëzhgonin sipas urdhërit që ishte dhënë për ta. 55-vjeçari është vëllai i Sokol Çapjas, që u ekzekutua në vitin 2005 në Elbasan, duke hapur një zinxhir përplasjesh mes dy fiseve, Mema dhe Çapja dhe Mema. Përplasjet kanë nisur në vitin 2005, kur i vëllai i Ardjan Çapjas pati një përplasje me ish-shefin e Qarkullimit në qytet, Fadil Mema. Në këtë përplasje u vra Sokol Çapja dhe autorësia e vrasjes i ngeli nipave të Memës. Pas kësaj u vra kunati i Fadil Memës, Ardian Ibrahimi në maj 2006. Në vitin 2012, hasmëritë pasugan me ekzekutimin e njërit prej nipave të Memës, Gentian Beqiri, ndërsa vetë Fadil Mema u ekzekutua në Torino të Italisë, vetë ish-shefi i Policisë, Fadil Mema. Kjo pasoi një tjetër përplasje me shkurt 2016, ku fisi Çapja pësoi një tjetër masakër, ku të vrarë ngelën Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, dhe 8 anëtarë të tjerë të fisit u plagosën, mes tyre edhe vetë Florenc Capja.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja dash muhaxhiri elbasan plagosje ne elbasan ardian capja dash muhaxhiri elbasan plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll