Aktualitet

“Heqja e akcizës së naftës dhe ulja e TVSH-së”, Shoqata e Transportit Ndërqytetas në protestë: Nëse nuk plotësohen

8 Qershor 2020, 07:55 Nga DOSJA
“Heqja e akcizës së naftës dhe ulja e TVSH-së”,

Tiranë- Ditën e sotme Shoqata e Transportit Ndërqytetar do të zhvillojë një protestë para ministrisë së Infrastrukturës. Pronarët e linjave ndërqytetarëve janë në vështirësi ekonomike dhe kërkojnë mbështetje nga qeveria.

Njëri prej përfaqësuesve të operatorëve të transportit, kërkoi nga qeveria një paketë të mirfilltë ekonomike.

Paga e luftës është ndihmesë apo zgjidhje momentale. Ne kërkojmë një paketë të mirfilltë ekonomike, fiskale, pasi jemi një zinxhir i rëndësishëm i këtij shteti”, u shpreh njëri prej përfaqësuesve të operatorëve të transportit”, u shpreh ai.

Ndërsa përfaqësuesi i operatorëve turistikë, kërkoi plotësimin e kërkesave, të cilat janë heqja e akcizës së naftës dhe ulja e pragut të TVSH.

“Jemi përfaqësues të transportit turistik, edhe ne jemi një hallkë e rëndësishme. Do ti lutesh jashtë mase qeverisë, për të gjithë kërkesat që u bënë dhe do të bëhen. Transporti turistik i lutemi qeverisë për këto kërkesa. Të hiqet akciza e naftës, po nëpërkëmbemi. Ne po kërkojmë atë që na takon“, tha ai.

Një tjetër operator transporti u shpreh se nëse nuk merren parasysh masat, do të përshkallëzohet protesta, deri në bojkot të punës apo bllokim të rrugës.

Ne jemi në pritje se cfarë masash do na paraqesë ministria. Ne ktu pagujm taksat. Ja kemi nis kërkesat ministrisë së financave. Nëse nuk merret parasysh kërkesat tona do përshkallëzohet situata, Kjo është marshim jo protestë. Ndoshta me mosbindje për të dalë në punë ose bllokim rruge” , theksoi ai.

Heqja e akcizës së naftës dhe ulja e pragut të TVSH në fashën deri në 6%, ishin kërkesat e një përfaqësuesi tjetët të operatorëve të transportit, i cili shtoi se nuk duan gjë tjetër nga qeveria, nëse plotën këto dy kërkesa.

Nëse hiqet akciza e naftës dhe ulja e pragut të TVSH të bëhet sa hoteleri turizmi deri në masën 6% nuk duam gjë tjetër nga shteti. Transporti e ka fshën e TVSH-së 20%. Nëse nuk do të ketë reagim do të kemi rritje bilete“, tha një tjetër përfaqësues.

Ndërkohë një punonjës i këtij sektori, i pranishëm në protestë u shpreh se 100 euro në muaj nuk i del as për të ushqyer fëmijët.

Kemi fituar 100 muaj në euro nga paga e luftës. Kemi fëmijë për të shkolluar për të ushqyer“, u shpreh ai.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi një ditë më parë se më 15 qershor do të hapet tranporti publik.  Rregullat e reja janë të vendosura nga Instituti i Shëndetit Publik janë: 70% kapacietet i lejuar. Të gjithë pasagjerët të pajisur me maska. Ruajtja e distancës shumë e rëndësishme.

J.V/G.SH/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet transporti publik masat për covid 19 hapet transporti publik masat për covid 19

Sondazh

Poll