Aktualitet

Bëri ‘paqe’ me Veliun, Zaida Çobo heq dorë nga dëmshpërblimi 1 milion lekësh dhe tërheq padinë: Çështjen e djalit

7 Qershor 2020, 17:58 Nga DOSJA
Bëri ‘paqe’ me Veliun, Zaida Çobo heq dorë nga

TIRANË– Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga efektivët që ngriti edhe një padi për Drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, është tërhequr nga kjo e fundit.

Në një prononcim për Abcnews, Çobo ka thënë se ka hequr dorë nga padia personale që kishte ngritur kundër Veliut dhe se nuk e kërkon më dëmshpërblimin, por që çështjen e të birit do ta ndjekë deri në fund.

“Padinë personale të tij po e kam tërhequr sepse jemi njerëz e duhet të japim një shembull pozitiv, ndërsa nga çështja e djalit jo, do ti shkoj deri në fund”, ka thënë Çobo.

Mesditën e sotme, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu publikoi një foto ku shihej I ulur krah Çobos dhe krah saj shkruante se i kishte kërkuar ndjesë për publikimin e videos, ku gruaja në fjalë shfaqej me armë në dorë, por që e gjitha ishte pjesë e një filmi.

Para pak ditësh, Zaida Çela (Çoba), nëna e 15 vjeçarit që u dhunua nga efektivët e Policisë së Shtetit ka dorëzuar një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës. Në kërkesë-padinë e dorëzuar nga Zaida, shihet se gruaja në fjalë ka paditur vetë drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, pasi pretendoi se ky i fundit i ka cënuar dinjitetin dhe nderin pas publikimit të të dhënave personale dhe kërkon të dëmshpërblehet me shumë prej 1 milionë lekësh.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në vend që të përgjigjej për dhunën e ushtruar nga 4 efektivë policie mbi djalin e Zaidës, publikoi një video të kësaj të fundit, e cila shfaqej me armë në dorë.

Videoja rezultoi të ishte xhiruar gjatë një filmi dhe bëri shumë bujë në media. Vetë Veli kërkoi ndjesë publikisht. Djali i Çobos u dhunua nga katër efektivë policie, pasi kishte thyer karantinën dhe kishte dalë xhiro nga Liqeni Artificial me biçikletë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu zaida cobo ardi veliu zaida cobo

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2020, 16:21

TIRANË–Maturantët do të zhvillojnë nesër provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Në rang kombëtar, janë rreth 32 mijë maturantë, që do të testojnë njohurit...