Aktualitet

Dënohet me 12 vite burg Doni shqiptar, si e vrau bashkatdhetarin në mes të rrugës pas sherrit në lokal, ende në kërkim tr

7 Qershor 2020, 14:21 Nga DOSJA
Dënohet me 12 vite burg Doni shqiptar, si e vrau bashkatdhetarin në

ITALI– Donald Rushiti, 26-vjeçari shqiptar i njohur ndryshe si Doni është dënuar me 12 vite burg nga drjetësia italiane. La Stampa shkruan se Doni, ishte nën akuzën e vrasjes.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur mes datës 21 dhe 22 tetor të vitit 2017 ku Shpëtim Frashëri, 39 vjeç, u qëllua për vdekje dhe vdiq menjëherë pas shtrimit në spital.

Në kërkim u shpall Rushiti, në atë kohë 23 vjeç dhe bashkëpunëtorë të tjerë të vrasjes, ende të fshehur: Hasim Murataj, Cerciz Banushi, Sabri Brakaj, që janë ende në kërkim.

Doni u arrestua në Tiranë, në vitin 2018, ku dhe ishte fshehur dhe u ekstradua drejt Italisë, ku mori dhe dënimin.

Si ndodhi përplasja para tre vitesh?

Viktima, Shpëtim Frashëri sipas hetimeve të sakta të hetuesve të Skuadrës Mobile, të koordinuar nga prokurori Vito Sandro Destito, menaxhonte një rrjet të vogël prostitutash në zonën e De Sanctis, Torino. Në mbrëmjen e krimit, Frashëri, i shoqëruar nga disa miq të panjohur, kishte pasur një përplasje me fjalë me katër të pandehurit në lokalin “Chic”, një lokal 24-orësh.

Pas daljes nga bari, Frashëri, u ndoq nga të rinjtë dhe në mes të rrugës, e qëlluan me një armë zjarri pistoletë me kalibër 45.

Mbrojtësi i Rushitit, avokati Enrico Calabrese, pohoi se i riu, i pashkolluar, ishte përfshirë në atë mosmarrëveshje të ngatërruar dhe ishte përpjekur të mbrohej, por ky argument nuk ‘piu ujë’ para trupës gjykuese.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cerciz banushi donald rushiti hasim murataj sabri brakaj shpetim frasheri cerciz banushi donald rushiti hasim murataj sabri brakaj shpetim frasheri

Sondazh

Poll