Aktualitet

Bashkia u çoi plehrat pasi nuk përballon kostot e transportit deri në Sharrë, banorët e Manzës ngrihen në protestë

7 Qershor 2020, 14:43 Nga DOSJA
Bashkia u çoi plehrat pasi nuk përballon kostot e transportit deri

DURRËS- Banorët e Manzës po vijojnë protestat, kundër derdhjes së mbeturinave të Durrësit në zonën e tyre. Protestës iu bashkua edhe aktivisti Sazan Guri, i zili theksoi se ky vendgrumbullim është helm për njerëzit. Edhe banorët e Sukthit janë ngritur në protestë dy ditë më parë, duke ndaluar kamionët me plehra, që Bashkia e Durrësit kishte caktuar që të digjeshin aty.

Në qytetin e Durrësit, situata është tepër emergjente përsa i përket ndotjes. Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, në Durrës koshat e mbeturinave janë të tejmbushur, ndërsa pushteti vendor nuk ka marrë masa për zbrazjen e tyre.

Shkak për këtë situatë është bërë anulimit i projektit për Eko-Parkun tek Porto Romano. Pas anulimit, Bashkisë së Durrësit, iu kërkua që t’i çonte mbetjet në landfillin e Sharrës. Por për shkak të pamundësisë për të mbuluar kostot, pushteti vendor përdori Manzën për djegien e mbeturinave.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e plehrave ne manze protesta e banoreve te manzes djegia e plehrave ne manze protesta e banoreve te manzes

Sondazh

Poll