Aktualitet

Me duar lart/ “Duke u stërvitur për kampionatin e dhjetë radhazi”, faqja e tifozëve të Celtic poston videon e Metës

7 Qershor 2020, 17:02 Nga DOSJA
Me duar lart/ “Duke u stërvitur për kampionatin e dhjetë

SKOCIPresidenti Ilir Meta prej kohësh është një tifoz i klubit skocez të futbollit, Celtic. Ditën e sotme presidenti postoi një video duke vrapuar në bregdet, ndërsa mbante veshur një fanellë të Celtic. Videoja është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të tifozëve të Celtic, “The Celtic Star”. Në artikullin e postuar thuhet, se Meta është tifoz i kësaj skuadre, që prej kohës, kur ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, luante për Celtic. Ndër të tjera në postim thuhet se presidenti shqiptar ka përvetësuar vlerat dhe identitetin e këtij klubi dhe shikon çdo ndeshje rregullisht.

Presidenti Ilir Meta postoi një video në Twitter ditën e sotme, teksa vraponte me bluzen e Celtic veshur. Krahas videos Meta shkruan se është duke u stërvitur për kampionatin e 10-të radhazi. Ndër të tjera, kreu i shtetit i ka dërguar edhe përqafime të zjarrta të gjithë miqve të tij fansa të Celtic, ndërsa i ka uruar mirëseardhjen për pushimet verore në Shqipëri.

 

Today in Durrës, training for our 10th Premiership Champions in a row!
Flaming hugs for all my Celt friends and have a great Sunday!
You are welcomed to visit beautiful Albania?? for the summer holidays! I promise you won’t be disappointed!
Hail Hail! ??#CelticFC ? pic.twitter.com/9gdAs8Smmd

— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) June 7, 2020

Kjo nuk është hera e parë që Meta dërgon mesazhe për tifozët e Celtic. Më herët presidenti ka uruar tifozët skocezë për rezultatet në Champions League, ndërsa ka shkrepur edhe një foto në Sarajevë me tifozët e ekipit të rekordmenëve skocezë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta ilir meta me bluzen e celtic ilir meta ilir meta me bluzen e celtic

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2020, 16:21

TIRANË–Maturantët do të zhvillojnë nesër provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Në rang kombëtar, janë rreth 32 mijë maturantë, që do të testojnë njohurit...