Aktualitet

Pse po mbytet Durrësi nga plehrat? Marrëveshja ‘pezull’ e qeverisë me Bashkinë, lë koshat e pazbrazur

7 Qershor 2020, 14:34 Nga DOSJA
Pse po mbytet Durrësi nga plehrat? Marrëveshja ‘pezull’ e

DURRËS– Fotot që po shikoni vijnë nga qyteti i Durrësit, aty ku së fundmi nuk të bën më përshtypje që të shohësh kosha plehrash të stërmbushur dhe mbeturina që kanë zënë rrugët.

Foto e sotme janë shkrepur pranë Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe pranë godinës së Bashkisë së Durrësit që aktualisht drejtohet nga Emiriana Sako.

Po përse ka arritur qyteti bregdetar në këtë gjendje?

Dosja.al mëson se Durrësi është mbingarkuar nga plehrat dhe se po kërkon ndihmë nga qeveria për të shpëtuar nga kjo situatë. Kjo pasi pas anulimit të projektit për Eko-Parkun tek Porto Romano,  Bashkisë së Durrësit iu kërkua t’i çonte në landfillin e Sharrës, për t’u trajtuar aty nga kompania torineze që është përfolur edhe për lidhjet mafioze.

 

Në kushtet e mos përballimit të kostos së transportit, Bashkia e Durrësit i kërkoi qeverisë kompensim ose gjetjen e një landfilli të ri.

Në mungesë të një përgjigjeje, Bashkia e Durrësit përdori Manzën për të depozituar mbetjet dhe për t’i djegur aty. Por, edhe kjo zgjedhje dështoi, madje sot banorët e Manzës u ngritën në protestë.

Pas bllokimit të Manzës tashmë Durrësi ka mbetur pa një landfill dhe deri në marrjen e një përgjigjeje nga Qeveria në lidhje me kompensimin e kostos së transportit për t’i dërguar mbetjet në Sharrë, mbeturinat do të rrethojnë qytetin.

Të vetmit që do t’i trajtojnë janë insektet, vizita e të cilave rrezikon edhe përhapjen e një pandemie të re. Pas goditjes së fortë nga tërmeti i 26-nëntorit dhe pandemia e Covid-19 Durrësi tashmë gëzon edhe një tjetër ‘dhuratë’, plehrat që po e mbysin qytetin bregdetar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia durres durresi me plehra landfilli i sharres bashkia durres durresi me plehra landfilli i sharres

Sondazh

Poll