Aktualitet

Veliu ulet në tavolinë me Zaida Çobon pasi i nxorri videon me armë: Është lënduar nga komenti im, i kërkoj ndjesë publikisht

FOTO
Foton e takimit, Veliu e ka publikuar edhe në rrjetet sociale, krah të cilës shkruan se i kërkon ndjesë edhe një herë zonjës në fjalë. 
Featured image of article: Veliu ulet në tavolinë me Zaida Çobon pasi i nxorri videon me armë: Është lënduar nga komenti im, i kërkoj ndjesë publikisht Foto nga Takimi
Përditësuar:

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj kanë pritur në një takim zonjën Zaida Çobo, të cilës vetëm një javë me parë, Veliu i publikoi videon me armë, moment ky që nuk kaloi pa u komentuar gjatë në media.

Foton e takimit, Veliu e ka publikuar edhe në rrjetet sociale, krah të cilës shkruan se i kërkon ndjesë edhe një herë zonjës në fjalë.

“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj. Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes). Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!”- shkruhet krah fotos

 

View this post on Instagram

 

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, pritën e zhvilluan një takim me znj. Zaida Çobo. “Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj. Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes). Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Drejtor Veliu pas bisedës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by Policia e Shtetit (@policiae_shtetit) on

Para pak ditësh, Zaida Çela (Çoba), nëna e 15 vjeçarit që u dhunua nga efektivët e Policisë së Shtetit ka dorëzuar një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës. Në kërkesë-padinë e dorëzuar nga Zaida, shihet se gruaja në fjalë ka paditur vetë drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, pasi pretendoi se ky i fundit i ka cënuar dinjitetin dhe nderin pas publikimit të të dhënave personale dhe kërkon të dëmshpërblehet me shumë prej 1 milionë lekësh.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në vend që të përgjigjej për dhunën e ushtruar nga 4 efektivë policie mbi djalin e Zaidës, publikoi një video të kësaj të fundit, e cila shfaqej me armë në dorë.

Videoja rezultoi të ishte xhiruar gjatë një filmi dhe bëri shumë bujë në media. Vetë Veli kërkoi ndjesë publikisht. Djali i Çobos u dhunua nga katër efektivë policie, pasi kishte thyer karantinën dhe kishte dalë xhiro nga Liqeni Artificial me biçikletë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment