Plani spektakolar i shqiptarëve për t’u arratisur nga burgu i Italisë! Përdorën ujë dhe miell për të zëvendësuar tul
7 Qershor 2020, 15:04Nga DOSJA
ITALI– Dy të burgosur me origjinë shqiptare janë përpjekur që të arratisen nga burgu i Bellizzi Irpino, në provincën e Avellino në Itali. Mediat bëjnë me dije se dy shqiptarët të cilët kishin për të kryer përkatësisht 3 dhe 10 vjet burg kishin përgatitur që të arratiseshin nëpërmjet një vrime të murit, por që për fatin e tyre të keq nuk ja kanë dalë pasi plani i tyre dështoi për shkak të pamundësisë për të fshehur punimet.
Dyshja kishte filluar të gërmonte në një mur brenda qelisë së tyre nën dritare, duke hequr një nga një tullat, derisa të krijohej një tunel që i nxirrte ata jashtë.
Për të mbuluar vrimën, ata kishin përdorur një lloj suvaje rudimentare, të marrë nga përzierja e ujit dhe miellit. Ata kishin vendosur brumin në mur, duke bërë që të duket se tullat ishin akoma në vend.
Por mediat italiane kanë raportuar se ka qenë policia ajo që ka ndaluar arratisjen e tyre, por falë ndërhyrjes së policisë ata nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë burgut
DURRËS- Banorët e Manzës po vijojnë protestat, kundër derdhjes së mbeturinave të Durrësit në zonën e tyre. Protestës iu bashkua edhe aktivisti Sazan Guri, ...
ITALI- Një gomone, që drejtohej nga dy kontrabandistë shqiptarë, e cila kishte sasi të madhe marijuane dhe hashashi, vlera e të cilës shkonte rreth 3 milionë eu...
ITALI– Donald Rushiti, 26-vjeçari shqiptar i njohur ndryshe si Doni është dënuar me 12 vite burg nga drjetësia italiane. La Stampa shkruan se Doni, ishte...
DURRËS– Fotot që po shikoni vijnë nga qyteti i Durrësit, aty ku së fundmi nuk të bën më përshtypje që të shohësh kosha plehrash të stërmbushur dhe mbeturin...
BRITANI– Gazetari britanik Alastair Campbell, ka folur në lidhje më pandeminë e koronaviruist ku ka krahasuar Shqipërinë me Britaninë. Ai është shprehur s...
TIRANË– E shtuna e kësaj jave është mbyllur me një përplasje fizike. Dalja nga karantina dhe rihapja e lokaleve e lounge-vr po rikthen në skenë edhe përpla...
Këlcyrë- Ditën e sotme lëvizja patriotike “Djemtë e Labërisë” kanë djegur flamurin e Vorio-Epirit në varrezat e Këlcyrës. Në këto varreza prehen eshtrat e 21 u...
Tiranë- Më 15 qershor hapet transporti publik. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku në një postim në Facebook thuhet se tran...