Aktualitet

7 Qershor 2020, 16:21 Nga DOSJA

TIRANËMaturantët do të zhvillojnë nesër provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Në rang kombëtar, janë rreth 32 mijë maturantë, që do të testojnë njohuritë e tyre në gjuhën huaj në 486 qendra provimi. Për shkak të masave ndaj COVID-19, rregullat për zhvillimin e provimit do të ndryshojnë nga vitet e kaluara. Brenda një salle do të jenë mesatarisht 10 maturantë, ndërsa bankat do të kenë një distancë prej 1.5-2m.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u uroi suksese të gjithë maturantëve. Në një postim në Facebook, Shahini shkruan, se ky vit shkollor u mbyll falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve.

Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse. Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush!  Tashmë jemi në atë “fazën finale të maratonës” për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor”, shkruan Shahini.

Më 9 mars, pas konfirmimit të dy rasteve të para me COVID-19, të gjitha shkollat në vendin tonë u mbyllën. Të vetmit që iu kthyen bankave të shkollës ishin maturantët, të cilët që prej 17 majit, kanë zhvilluar konsultimet për provimet e maturës. Ministrja Shahini ka theksuar më herët, se në provimet e maturës nuk do të ketë pyetje nga orët mësimore të zhvilluara online.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini besa shahini u uron suksese maturantëve provimet e matures besa shahini besa shahini u uron suksese maturantëve provimet e matures

Sondazh

Poll