Politike

Vota e emigrantëve ende e papërfshirë në Zgjedhore, Gjiknuri: Ligji i ri Zgjedhor do ta mundësojë, është premtim i PS

6 Qershor 2020, 10:51 Nga DOSJA
Vota e emigrantëve ende e papërfshirë në Zgjedhore,

TIRANË– Bashkëkryetari i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore dhe njëherasi edhe përfaqësuesi i maxhoranës Damian Gjiknuri ka dhënë shpjegimin e tij për votën e emigrantëve. Me anë të një statusi në Facebook, Gjikunuri ka sqaruar se vota e emigrantëve do të jetë pjesë e ligjit të ri Zgjedhor.

Më tej ai ka shtuar se vota e emigrantëve është premtim dhe angazhim i marrë nga Partia Socialiste dhe se do të mbahet pavarësisht se është lënë në harresë. 

“Po! Vota e emigrantëve është premtim dhe angazhim i marrë nga Partia Socialiste për tu adresuar. Me kërkesën e PS kjo temë u përfshi në axhendën e punës së reformës zgjedhore. Në Ligjin e ri Zgjedhor është përcaktuar udhërrëfyesi që do të mundësojë zbatimin e votës së emigrantëve,“-shkruan Gjiknuri. 

POSTIMI I PLOTË:

Ligji i ri Zgjedhor i hap rrugën aplikimit të votës së emigrantëve

Të dashur miq,

Kam ndjekur me vëmendje reagimet publike rreth çështjes së votës së emigrantëve. Fatkeqësisht, retorika politike rreth dy-tre çështjeve të tjera të reformës e la jashtë vëmendjes së medias trajtimin e zgjidhjes ligjore që është dakordësuar për votën e emigrantëve. Kjo mungesë vëmendjeje u la hapësirë spekulimeve.

Gjej rastin që të ju sqaroj,

Po! Vota e emigrantëve është premtim dhe angazhim i marrë nga Partia Socialiste për tu adresuar. Me kërkesën e PS kjo temë u përfshi në axhendën e punës së reformës zgjedhore. Në Ligjin e ri Zgjedhor është përcaktuar udhërrëfyesi që do të mundësojë zbatimin e votës së emigrantëve. Në vend që të hartonim dispozita të detajuara në ligj që më pas do të ishin të pazbatueshme dhe do të dështonin, me këshillën e ekspertëve ne zgjodhëm ti japim detyrën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi i posaçëm teknik që me Akt Normativ dhe rregulla të posaçme të mundësojë aplikimin e votës në distancë e cila do të shpërndahet sipas qarqeve përkatëse në llogaritjen përfundimtare të rezultatit zgjedhor në Shqipëri.

Ky është një detyrim i ri ligjor për KQZ që nuk e ka patur më parë. Shpresoj që miratimi sa më shpejt i Ligjit të ri Zgjedhor ti mundësojë këtij institucioni të kryejë të gjithë fazat e përgatitjes së infrastrukturës, për ta bërë të mundshëm aplikimin e votës së emigrantëve që në zgjedhjet e ardhshme.

Gjej rastin të ftoj të gjithë mekanizmat dhe organizatat e diasporës të bashkëpunojnë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të kontribuar bashkarikisht në përcaktimin e teknikaliteteve dhe infrastrukturës më të përshtatshme.

Gjithashtu, qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ti ofruar KQZ-së të gjithë bazën e të dhënave, njohuritë dhe mbështetjen e nevojshme financiare për ta kryer me sukses këtë detyrim ligjor.

Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund këtij procesi për tu mundësuar të gjithë emigrantëve shqiptarë të drejtën e shprehjes me votë në zgjedhje parlamentare.

Me finalizimin e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, palët pritet të mblidhen sot në orën 18:00, për të përmbyllur teknikalitetet e marrëveshjes që do të zbatohet për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme. Identifikim biometrik 100%, administratë zgjedhore e pandryshuar. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Ndërsa opozita në Kuvend, kërcënoi sot se nuk do të votojë Kodin e Ri. Myslym Murrizi deklaroi sot pas takimit me Yuri Kim, se 39 votat e opozitës shkojnë kundër.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri reforma zgjedhore vota e emigrantëve damian gjiknuri reforma zgjedhore vota e emigrantëve

Sondazh

Poll

Politike 6 Qershor 2020, 10:08

TIRANË- Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi deklaron votën pro Kodit të Ri Zgjedhor. Ndryshe nga Myslym Murrizi, i cili pak më herët tha se ...