Politike

“Se lamë të bënte kërkesa”, Myslym Murrizi del me nerva pas takimit me ambasadoren: 39 votat tona janë kundër Reformë

6 Qershor 2020, 09:28 Nga DOSJA
“Se lamë të bënte kërkesa”, Myslym Murrizi del

TIRANË- Deputeti i opozitës në Kuvend, Myslym Murrizi në dalje të takimit me ambasadoren Yuri Kim, deklaroi se 39 votat e opozitës parlamentare nuk do të jenë pro Reformës Zgjedhore që u dakordësua dje nga të gjitha palët në Kuvend. Murrizi tha se opozita në Kuvend kërkon lista të hapura, garantimin e votës së emigrantëve dhe administratë zgjedhore, ose nuk voton.

“Kërkojmë lista të hapura, në të kundërt 39 votat tona në Kuvend s’janë për reformën. S’votojmë asgjë në Kuvend. Administratë zgjedhore, lista të hapura, votë emigrantësh. “Nuk e mora vesh çfarë kërkoi, se nuk e lamë në fakt ambasadoren të bënte kërkesa.”,-tha Murrizi. 

Reagimi vjen një ditë pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Dje u arrit dhe identifikimi biometrik. Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren myslym murrizi reforma zgjedhore arrihet marreveshja per zgjedhoren myslym murrizi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll