Politike

6 Qershor 2020, 10:08 Nga DOSJA

TIRANË- Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi deklaron votën pro Kodit të Ri Zgjedhor. Ndryshe nga Myslym Murrizi, i cili pak më herët tha se janë 39 vota kundër Kodit, që i përkasin opozitës Parlamentare, Maliqi thotë se vota e tij, pavarësisht pakënaqësive do të shkojë për një Reformë Zgjedhore e cila përkrahet nga PD dhe LSI.

I pyetur nga Dosja.al, Maliqi u shpreh: Patjetër që do e votoj Kodin e Ri Zgjedhor. Reforma legjitimohet nga opozita reale PD dhe LSI. Ndërkohë që më herët në një shkrim në rrjetet sociale, deputeti shkroi:

“U mbars mali dhe polli nje mi”. Reforma zgjedhore u be me marreveshje politike dhe me nderhyrjen e nderkombetareve. Sistemi nuk ndryshoi. Produkti do te jete serish nje parlament fiktiv shume i dashur nga liderat aktuale me deputete me dhe pa nivel qe i bejne hosana pashait te tyre. Mbrojtja e ketij sistemi te mbyllur tregoi qarte friken e perballjes me voten reale si dhe me uzurpimin e pushtetit absolut. I vetmi rezultat qe u arrit eshte perqafimi i zgjedhjeve te ardhshme nga Opozita.”

Por çfarë ndodhi nga dje deri sot?

Me finalizimin e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, palët pritet të mblidhen sot në orën 18:00, për të përmbyllur teknikalitetet e marrëveshjes që do të zbatohet për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme. Identifikim biometrik 100%, administratë zgjedhore e pandryshuar. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Ndërsa opozita në Kuvend, kërcënoi sot se nuk do të votojë Kodin e Ri. Myslym Murrizi deklaroi sot pas takimit me Yuri Kim, se 39 votat e opozitës shkojnë kundër.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren lefter maliqi myslym murrizi arrihet marreveshja per zgjedhoren lefter maliqi myslym murrizi

Sondazh

Poll