Politike

Ina Zhupa akuza Veliajt: Shpenzove 25 milionë lekë për të blerë tapet artificial, ke shkatërruar mjedisin e gjelbër tek p

5 Qershor 2020, 17:33 Nga DOSJA
Ina Zhupa akuza Veliajt: Shpenzove 25 milionë lekë për të

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demorkatike, Ina Zhupa, ka reaguar sërish për punimet në Parkun Rinia. Në një postim në mediat sociale, Zhupa shkruan se Veliaj po harxhon 25 milionë lekë për të blerë tapet me bar artificial dhe shton se parkut i është hequr gjelbërimi natyral.  Më tej zyrtarja e PD, shton se duket qartë që është një vjedhje dhe shpërdorim i fondeve publike, si dhe akuzon Velian për shkatërrim të mjedisit të gjelber dhe parkut natyral.

“Veliaj pasi i dha rreth 1 miliard lekë kompanisë klienteliste “Agi Kons” sh.p.k për ndërhyrjet në Parkun Rinia, tani harxhon edhe 25 milion lekë për blerje tapet bari me fondet publike. Kur Parku Rinia konsiderohej i veçantë për gjelbërimin natyral, i heqin 6000 metra gjelbërim dhe për këtë paguajnë privatin 1 milard lekë edhe prap këto lekë nuk i mjaftojnë privatit dhe pse e ka në kontratë por blen APR edhe 25 milion lekë tapet bari për parkun. Ne tenderin 1 miliarld lekë dhënë 1 vit më parë kompanisë klienteliste “Agi Kons” sh.p.k në bazë të kontratës kishte detyrimin që me shpenzimet e veta kompania të realizonte gjelbërimin me mbjellje natyrale në të gjithë parkun “Rinia”.

Me 28 Maj 2020 , Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit institucion në varësi të Bashkisë Tiranë që administron parkun “Rinia” shpalli fitues të tenderit kompanine “Agro-Korani” sh.p.k dhe “Curri” sh.p.k për të blerë 4000 m2 tapet bari natyral me qëllim e vetëm për ti shërbyer propagandës së Erion Veliajt për inagurimin me 1 Qershor gjoja kendit të ri per fëmijë. Duket qartë që është një vjedhje dhe shpërdorim i fondeve publike, si dhe shkatërrim i mjedisit të gjelber dhe parkut natyral. Sot 5 ditë me vone gjendja në park është skandaloze dhe pse kanë harxhuar paratë tona pafund. Fotot flasin vetë!”, shkruan Zhupa.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ina zhupa parku rinia erion veliaj ina zhupa parku rinia

Sondazh

Poll