Aktualitet

Dyluftim me armë zjarri me policinë, si rezistoi i ‘shumëkërkuari’ në Lezhë dhe u përplas me efektivët, pas ndjekjes

4 Qershor 2020, 16:18 Nga DOSJA
Dyluftim me armë zjarri me policinë, si rezistoi i

LEZHË– Një makinë policie është aksidentuar në Lezhë pasi ka dalë nga rruga gjatë një aksioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Para se të viheshin në ndjekje të të kërkuarit, të identifikuar si  Lekë Përjaku, efektivët e Policisë janë përplasur me armë zjarri. 

Më pas, ai ka mundur që të futet në mjetin e tij për t’u larguar nga ‘radari’ i bluve  me automjetin e tij, ndërsa efektivët iu vunë në ndjekje për ta kapur. Por për shkak të shpejtësisë së lartë, makina e Policisë, në të cilën ndodheshin disa efektivë doli nga rruga pasi shoferi humbi kontrollin mbi mjetin. Mësohet se makina e Policisë, drejtohej nga inspektori i Policisë Klisman Nikolli.

Megjithatë edhe pse shpejtësia ka qënë e lartë, efektivët e Policisë ia kanë hedhur paq duke shpëtuar me disa dëme të lehta. Ndërsa i kërkuar ia doli që t’u shpëtonte edhe kësaj here. Policia, me anë të një njoftimi zyrtar, ka sqaruar se personi që po ndiqej ka qenë i armatosur, ndërsa ka mundur të arratiset.

Njoftimi:

Më datë 04.06.2020, ora 17.10, në aksin rrugor dytësor Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë gjatë ndjekjes së automjetit me targa AA262UJ, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”, Hunday, me targa AA911VE, me drejtues punonjësin e policisë Inspektor K.N.

Nuk ka persona të dëmtuar ka vetëm dëme materiale. Si drejtues i mjetit me targa AA262UJ është identifikuar shtetasi L. P banues në Spiten.

Po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë po kryejnë veprimet procedurale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohen efektivet ne lezhe lekë përjaku lezhe aksidentohen efektivet ne lezhe lekë përjaku lezhe

Sondazh

Poll