Aktualitet

“Ku e ke armën?”/ Qëlloi në ajër dhe i ‘izolua’ në banesë, DËSHMIA e Roland Kryemadhit: Ishte lodër, e t

4 Qershor 2020, 15:24 Nga DOSJA
“Ku e ke armën?”/ Qëlloi në ajër dhe i

TIRANË– Roland Kryemadhi, ka kërcënuar efektivët e Policisë me një…armë lodër? Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në zonën e Kamzës, ku Kryemadhi u përplas me efektivët e Policisë pasi nuk lejonte vajzat e tij të mitura që të shkonin në shkollë.

Pas vetëdorëzimit të tij, Policia kontrolloi gjithë banesën ku gjeti një armë tip automatik, por nuk arriti që të gjente pistoketën, me të cilën pretendohet se kërcënoi efektivët.

Gjatë rrëfimit të tij në Komisariat, ai është shprehur se arma nuk do të gjendet pasi e kishte shkarkuar në WC.

 “Nuk ishte e vërtëtë, ishte lodër, jo pistoletë. E theva dhe e hodha në WC dhe shkarkova ujin,”-mësohet se është shprehur ai.

 Kryemadhi, aktualisht ndodhet në paraburgim pasi akuzohet për katër vepra penale: Kundërshtim i policisë, prodhim dhe shitje të armëve të ftohta, kanosje për shkak të detyrës dhe largim i të burgosurit nga vendi.

SI NDODHI NGJARJA

Ditën e djeshme, Ronald Kryemadhi, qëlloi me armë në ajër dhe u mbyll në banesë pasi efektivët e Policisë kishin shkuar për ta arrestuar. Ai nuk lejonte vajzat të shkonin në shkollë se ishte besimtar. Pas negociatave mes forcave RENEA, ai pranoi të vetëdorëzohej.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet roland kryemadhi te shtena ne kamez roland kryemadhi te shtena ne kamez

Sondazh

Poll