Aktualitet

Protestuesja flet hapur në mes të sheshit: E kam provuar ngacmimin seksual, s’ka të bëjë aspak me mënyrën si jemi veshu

4 Qershor 2020, 14:55 Nga DOSJA
Protestuesja flet hapur në mes të sheshit: E kam provuar ngacmimin

TIRANË– Një nga aktivistet që ka dalë sot në shesh për të protestuar kundër abuzimit të fëmijëve, tregoi se edhe vetë kishte provuar ngacmimin seksual.

“E kam provuar ngacmimin seksual dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me mënyrën se si ne jemi veshur. Kjo gjë fillon nga ne, fillon nga edukimi familjar, fillon nga shoqëria. Të flasim hapur dhe shoqëria të mos na shtypë,”- tha ajo ndër të tjera.

Për dy orë rresht, qytetarë dhe personazhë publikë dolën në shesh dhe protestuan kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Me pankarta të shumta, protestuesit marshuan nga sheshi “Nënë Tereza”, tek sheshi “Skënderbej” dhe më pas u ndalën para Ministrisë së Arsimit me thirrjet: Ministria e turpit! Mes protestuesve kishte VIP-a si: Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ilda Bejleri, Fjoralba Ponari, Jonida Shehu, Nevina Shtylla, Oriola Marashi, Lori Hoxha, Armina Mevlani, Rudina Hajdari, Grida Duma, etj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet per femijerine e vjedhur protesta kunder abuzimit me te mitur per femijerine e vjedhur protesta kunder abuzimit me te mitur

Sondazh

Poll