Aktualitet

Protestuesit shkojnë tek MASR, me pankarta në duar brohorasin në grup: Ministri e turpit!

4 Qershor 2020, 15:53 Nga DOSJA
Protestuesit shkojnë tek MASR, me pankarta në duar brohorasin në

TIRANË– Protesta kudër fëmijëve të abuzuar është zhvendosur përballë godinës së Ministrisë së Arsimit.

Me pankarta në duar, dhe nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, qytetarët, gratë, burrat dhe aktivistët janë mbledhur përpara ministrisë së drejtuar nga Besa Shahini dhe kërkojnë drejtësi.

“Ministri e turpit,”- dëgjohet të thonë ata në grup, teksa thërrasin përpara ministrisë.

Për dy orë rresht, qytetarë dhe personazhë publikë dolën në shesh dhe protestuan kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Me pankarta të shumta, protestuesit marshuan nga sheshi “Nënë Tereza”, tek sheshi “Skënderbej” dhe më pas u ndalën para Ministrisë së Arsimit me thirrjet: Ministria e turpit! Mes protestuesve kishte VIP-a si: Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ilda Bejleri, Fjoralba Ponari, Jonida Shehu, Nevina Shtylla, Oriola Marashi, Lori Hoxha, Armina Mevlani, Rudina Hajdari, Grida Duma, etj.

I pranishëm është edhe babai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht në Babrru, ngjarje nga e cila mori nismën kjo protestë. Përpara mikrofonëve, Edmond Thanasaj, me një kapele në kokë dhe me një shami në fytyrë, tha se duhet të bëhet diçka që kjo situatë të mos vazhdojë më. Ai u shpreh se atë që e vuajti vajza e tij të mos e vuajë asnjë tjetër e re, ndërkohë që shtoi se nuk ka asnjë lloj shprese nga qeveria.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini per femijerine e vjedhur protesta kunder abuzimit me te mitur besa shahini per femijerine e vjedhur protesta kunder abuzimit me te mitur

Sondazh

Poll