Aktualitet

Shembja e pallateve me tritol në Durrës, denoncimi i gazetares: Askush nuk mban përgjegjësi për dëmet, rindërtimi është

4 Qershor 2020, 15:22 Nga DOSJA
Shembja e pallateve me tritol në Durrës, denoncimi i gazetares: Askush

DURRËS-Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka denoncuar aksionin e Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit në Durrës, për shembjen e pallateve të dëmtuar nga tërmeti në Durrës. Në një postim në rrjetet sociale, Haxhia është shprehur, se shpërthimi i komanduar për shembjen e pallatit të VIP-ave në bulevard, dëmtoi bizneset aty rrotull, duke shtuar se e njëjta gjë ndodhi edhe me pallatin prapa godinës së policisë. Për këtë të fundit thotë Haxhiaj, u përdor trefishi i eksplozivit, krahasuar me pallatin e shembur sot. Ajo vijon më tej duke thënë se askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për dëmet, ndërsa rindërtimi duket shumë larg.

Postimi i plotë

Ate qe nuk e shkaterroi dot Termeti, e as Koronavirusi po e bën tritoli i IMT-se në Durres! Per shembjen e pallatit te vipave 6 katesh, në bulevard u perdoren 2.5 kg tritol. Per shembjen e pallatit 1062 po 6 katesh, pas godines se policise u perdoren 8.5 kg tritol. Aq i forte ishte shperthimi i pallatit te pare sa u degjua në te gjithe Durresin. Aq i forte e solid ishte si pallat saqe ushtria dhe IMT perdoren me shume se trefishin e lendes eksplozive per nje ndertese 6 kateshe, për ta rrezuar në toke. Pallati i pare ishte i forte aq sa termeti nuk e shembi dot, duke dale vetem me gervishtje te suvave. Qe ta shembnin duhet te perdornin trefishin e tritolit.Sot pallati i Vipave ashtu si ai i ish oficereve ra pa zhurme, por kujtimet e familjeve qe banuan ne ta nuk shuhen kurre, sikunder ndodh me objektin.
Edhe në rastin e pare edhe në kete rast demet tek biznesi dhe familjet jane te medha. Pashe pronare biznesesh në bulevard qe largoheshin duke vene kujen e duart në koke. Ishin po ata qe paralajmeruan pak dite me pare se nga shperthimi do pesonin deme. Edhe në rastin e pallatit 1062 u shkaktuan deme. Askush nuk mbajti pergjegjesi! Pervec demeve te biznesit dhe banesave perqark në shembjen e pallatit 1062, deme ka pesuar cerdhja dhe kopshti numer 1 qe gjendej 30 metra larg pallatit te shembur. Taraca e cerdhes dhe kopeshtit eshte demtuar dhe ky institucion ka mbyllur dyert per vogelushet, duke lene njekohesisht pa pune edhe prinderit e tyre. Askush nuk mban pergjegjesi! E vetmja pergjegjesi e atyre qe perfaqesojne bashkine e IMT-në eshte te nxjerrin me dhune familjet nga shtepite ! Te largojne pronaret e dyqaneve nga puna e tyre. Termeti ka demtuar edhe kopshtet e cerdhet e tjera në Durres. Pervec cerdheve në ish Kenete e Shkozet në Durres nuk ka asnje cerdhe tjeter hapur. Bashkia I ka vleresuar te demtuara nga termeti. Prinderit jane te detyruar te qendrojne në shtepi ose ti cojne në cerdhe private femijet e tyre. Ne kete qytet vetem po shembet, rindertimi eshte akoma larg, ndersa cfare la në kembe termeti e ka marre në dore IMT- ja, tu nxjerrë fundin.
Jane me dhjetera objekte te pabanueshme germadhat e te cilave rrezikojne jetet e banoreve qe duhen shembur në Durres , por zyrtaret kane nevoje per show, dhe ate po e bejne me se miri me nje qytet qe në kete fillim sezoni eshte i tere plage e dhimbje!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana haxhiaj shembet pallati i vipave në durrës klodiana haxhiaj shembet pallati i vipave në durrës

Sondazh

Poll