Aktualitet

“Më mirë nami se syri”/ Protestuesit që kërkojnë kastrimin kimin të pedofilëve marshojnë drejt Parlamentit: Nuk je v

4 Qershor 2020, 15:15 Nga DOSJA
“Më mirë nami se syri”/ Protestuesit që

TIRANË– Protestuesit, qytetarë dhe aktivistë që kanë dalë në shesh pasditen e sotme për të ngritur zërin kundër abuzimit seksual me të mitur kanë nisur marshimin e tyre drejt Parlamentit. Të mbledhur në grup, qindra qytetarë, me styre burra, gra dhe prindër që kanë marrë me vete fëmijët e tyre, kërkojnë që të miturit të respketohen.

Me një pankartë të madhe përpara ku shkruhet “Më mirë nami se syri“, qytetarët po marshojnë drejt Parlamentit. 

Denonconi dhunën, ti nuk je vetëm,”- dëgjohen të thonë ata në grup.

Për dy orë rresht, qytetarë dhe personazhë publikë dolën në shesh dhe protestuan kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Me pankarta të shumta, protestuesit marshuan nga sheshi “Nënë Tereza”, tek sheshi “Skënderbej” dhe më pas u ndalën para Ministrisë së Arsimit me thirrjet: Ministria e turpit! Mes protestuesve kishte VIP-a si: Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ilda Bejleri, Fjoralba Ponari, Jonida Shehu, Nevina Shtylla, Oriola Marashi, Lori Hoxha, Armina Mevlani, Rudina Hajdari, Grida Duma, etj.

I pranishëm është edhe babai i 15-vjçares së abuzuar seksualisht në Babrru, ngjarje nga e cila mori nismën kjo protestë. Përpara mikrofonëve, Edmond Thanasaj, me një kapele në kokë dhe me një shami në fytyrë, tha se duhet të bëhet diçka që kjo situatë të mos vazhdojë më. Ai u shpreh se atë që e vuajti vajza e tij të mos e vuajë asnjë tjetër e re, ndërkohë që shtoi se nuk ka asnjë lloj shprese nga qeveria.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond thanasaj protesta kunder abuzimit me te mitur shantazh me video intime edmond thanasaj protesta kunder abuzimit me te mitur shantazh me video intime

Sondazh

Poll