Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares, pjesë e protestës edhe AP: Rast flagrant i dështimit të strukturave shtetërore, duhet të ndrys

4 Qershor 2020, 15:05 Nga DOSJA
Përdhunimi i 15-vjeçares, pjesë e protestës edhe AP: Rast

TIRANË- Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza”, në një protestë-marshim, kundër abuzimit seksual me të të miturit. Pjesë e protestës është edhe avokatja e popullit, Erinda Ballanca. Kjo e fundit është shprehur se ky është një rast flagrant, i dështimit të strukturave shtetërore. Më tej ajo ka shtuar, se në Shqipëri për këto raste ka heshtje dhe kulturë të mostrajtimit, duke i konsideruar çështje që duhen zgjidhur brenda shtëpive.

Jam në të dyja cilësitë, si nënë dhe si avokate e popullit. Ky rast është flagrant, në të cilin dështimi i strukturave shtetërore ka bërë që të ndodhë kjo. Ky mentalitet duhet të ndryshojë, i trajton femrat si objekte seksuale, viktimizohen personat e dhunuar, duhet ti themi jo kësaj qasje negative ndaj të drejtave të lirive  Ka një heshtje dhe kulturë të mostrajtimit, duke i konsideruar si cështje që duhen zgjidhur brenda shtëpive”, tha Erinda Ballanca.

Për dy orë rresht, qytetarë dhe personazhë publikë dolën në shesh dhe protestuan kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Me pankarta të shumta, protestuesit marshuan nga sheshi “Nënë Tereza”, tek sheshi “Skënderbej” dhe më pas u ndalën para Ministrisë së Arsimit me thirrjet: Ministria e turpit! Mes protestuesve kishte VIP-a si: Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ilda Bejleri, Fjoralba Ponari, Jonida Shehu, Nevina Shtylla, Oriola Marashi, Lori Hoxha, Armina Mevlani, Rudina Hajdari, Grida Duma, etj.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erinda ballanca protesta kunder abuzimit me te mitur erinda ballanca protesta kunder abuzimit me te mitur

Sondazh

Poll