Aktualitet

Shkatërrohet banda kriminale në Itali/ Pas vitesh hetime, arrestohen 4 persona mes tyre edhe shqiptarja, si i trafikonin vajza

4 Qershor 2020, 15:08 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda kriminale në Itali/ Pas vitesh hetime, arrestohen 4

ITALI- Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale gjatë operacionit të koduar “Telepass” ku janë arrestuar 4 persona dhe 5 të tjerë  janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas mediave italiane, mes të arrestuarve është edhe shqiptarja Liljana Shoshari, 35 vjeçe, banuese në komunë Rezzato në provincën e Breshas, shoferi i saj 61-vjeçari italian me origjinë kalabreze Ludovico Raffa, shqiptari 27-vjeçar Emiljano Osmani, i cili kishte për ‘detyrë’ kontrollin e prostitutave në rrugë dhe  shtetasja rumune Ionica Paun.

Të prangosurit akuzohen për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni, grabitje e trafik lëndësh narkotike.

Hetimet e këtij kanë nisur katër vite më parë e kanë zbardhur aktivitetit kriminal të kësaj bande që shfrytëzonte vajza të ardhura kryesisht nga Evropa Lindore.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano osmani liljana shoshari ludovico raffa emiljano osmani liljana shoshari ludovico raffa

Sondazh

Poll