Aktualitet

Prostitucion në hotele te Bishti i Zhurit, burg për dy biznesmenët, arrest shtëpie për punonjëset e seksit

4 Qershor 2020, 15:29 Nga DOSJA
Prostitucion në hotele te Bishti i Zhurit, burg për dy

KAVAJË – Gjykata e Kavajës ka zbardhur sot vendimet për të arrestuarit, të cilët ishin pjesë e grupit të prostitucionit, i cili zhvillohej në dy hotele tek Bishti i Zhurit, në Rrogozhinë. Për dy biznesmenët, Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha. Ata akuzohen për “Përshtatje e ambjenteve për ushtrim prostitucioni”. Ndërkohë 5 punonjëset e seksit janë lënë në arrest shtëpiak.

Njoftimi i Gjykatës

Gjykata e Kavajës ka caktuar masat e sigurisë për 7 personat e ndaluar në operacionin “Zhuri”. Gjykata vendosi “Arrest me burg” për pronarët e 2 hoteleve ne Rrogozhinë Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha të cilët akuzohen për “Pershtatje e ambjenteve për ushtrim prostitucioni, dhe ushtrim prostitucioni” Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 5 shtetaset e arrestuara.

Operacioni u zhvillua në Rrogozhinë pak ditë më parë, pas 7 muajsh hetime. Gjatë operacionit “Zhuri” në Rrogozhinë, u arrestuan 8 persona për shtrytëzim prostitucioni. Policia arrestoi dy biznesmentët  Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi, në hotelet e të cilëve kryehej prostitucion dhe 5 punonjëset e seksit.  Po kështu është arrestuar në flagrancë edhe një qytetar me iniciale B. Gj i cili ishte duke kryer marrëdhenie me një nga punonjëset e seksit.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll