Aktualitet

Abuzimi me të miturit, qytetarët dhe aktivistët dy orë marshimin nga “Nënë Tereza” tek MASR, mes tyre edhe VIP: Kërko

4 Qershor 2020, 14:37 Nga DOSJA
Abuzimi me të miturit, qytetarët dhe aktivistët dy orë

TIRANË- Për dy orë rresht, nga ora 16:00-18:00, qindra qytetarë dhe aktivistë, mes tyre edhe personazhë publikë kanë dalë në protestë dhe marshimin paqësor kundër abuzimit me të mitur. 

Nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, protestuesit kanë marshuar në mënyrë paqësore nga sheshi “Nënë Tereza”, ku burra e gra kanë dalë në shesh me pankarta në duar dhe kërkojnë që të mblidhen firmat e mjaftueshme për të arritur në vendosjen e kastrimit kimik të pedofilëve (proces që kryhet më anë të një injeksioni me ilaçe të ndryshme, që në mënyrë efektive nuk mund të kryesh marrëdhënie seksuale).

 “Më mirë nami sesa syri”, “si të ndalojmë përdhunimin: hapi nr 1- mos përdhuno”, “trupi nuk është objekt”, “s’ke faj ti jo, fajin e ka përdhunuesi”, janë disa nga pankartat.

Mes qytetarëve dhe aktivistëve ka edhe personazhë publikë, siç janë Eli Fraa, Avokati i Popullit, Aurela gaçe, deputeti Halit Valteri, Rudina Hajdaripedagogia Iris Luarasi, Artan Manushaqe, Xhemi Shehu, Arbana Osmani, Rovena Dilo, etj.

“Denonconi dhunën, mos jini të nënshtruara, denonconi dhunën, edukoni fëmijët, flisni me ta dhe mos heshtni,”- dëgjohet ndër të tjera në video.

I pranishëm ishte edhe babai i 15-vjçares së abuzuar seksualisht në Babrru, ngjarje nga e cila mori nismën kjo protestë. Përpara mikrofonëve, Edmond Thanasaj, me një kapele në kokë dhe me një shami në fytyrë, tha se duhet të bëhet diçka që kjo situatë të mos vazhdojë më. Ai u shpreh se atë që e vuajti vajza e tij të mos e vuajë asnjë tjetër e re, ndërkohë që shtoi se nuk ka asnjë lloj shprese nga qeveria.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama, nuk do të bëjë asgjë sepse ai nuk ka vajzë vetë dhe nuk e di ç’do të thotë kjo gjë. Ndër të tjera, Thanasaj tha se në Babrru e kërcënojnë se duan ta vrasin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond thanasaj protesta kunder abuzimit me te mitur edmond thanasaj protesta kunder abuzimit me te mitur

Sondazh

Poll