Aktualitet

FOTOLAJM/ Qytetarët protestë të heshtur në Tiranë: Mos përdhuno! Shtet përdhunues!

3 Qershor 2020, 12:10 Nga DOSJA
FOTOLAJM/ Qytetarët protestë të heshtur në Tiranë: Mos

TIRANË- Qytetarët e Tiranës kanë nisur një protestë të heshtur, pas zbulimit të lajmit se një 15-vjeçare shantazhohej dhe përdhunohej nga roja i shkollës dhe dy të rinj të tjerë.

Nëpër muret e qytetit, pranë shkollave dhe në vende të dukshme nga shumë kalimtarë janë shkruar parulla “Shtet përdhunues”, “Ti nuk ke faj! Faj ka përdhunuesi”, “Mos përdhuno” etj.

Këto shkrime në mure janë bërë në shumë zona të Tiranës si Qyteti Studenti, Ali Demi, Kombinat, para Ministërisë së Arsimit etj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, ku 64-vjeçari abuzoi mbi 15-vjeçaren. 64-vjeçari e filmoi gjithë skenën dhe  me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato.  E gjendur nën presion, 15-vjeçarja është bindur. Ndërkohë videon u kishte shpërndarë tre të rinjve. Sakaq, ditën e djeshje gjykata la në qeli 65-vjeçarin dhe tre të rinjtë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perdhunimi i te mitures proteste ne tirane perdhunimi i te mitures proteste ne tirane

Sondazh

Poll