Aktualitet

Përdhunimi i të miturës nga roja i shkollës/ FRPD protestë para ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Besa Shah

3 Qershor 2020, 10:23 Nga DOSJA
Përdhunimi i të miturës nga roja i shkollës/ FRPD

Tiranë-Ditën e sotme Forumi Rinor i Partisë Demokrtike ka protestuar para ministrisë së Arsimit, për rastin e përdhunimit të 15-vjeares në Babrru. Protestusit kërkuan që Besa Shahini të dorëhiqet, pasi në shkollat e vendit po ndodhin skandale. Lisandër Hoxha, nënkryetar i FRPD, deklaroi se ministrja duhet të ishte dorëhequr sot.

“Dhuna seksuale dhe bulizmi në shkolla janë në nivel alarmant. Rasti i dhunës seksuale në shkolla është i përsëritur dhe ministrja hesht, sic heshti për rastin e Kavajës etj. Ministrja e Arsimit e ka braktisur arsimin, shkollat, nxënësit. Sistemi arsimor sot po vuan më shumë se kurrë fenomenet negative që nga droga dhuna, abuzimi seksual, bulizmi etj. Përgjegjës për këtë është Ministra e Arsimit dhe Policia e Shtetit që dëshmohet qartë se është e paaftë të kryej detyrën”,- tha ai.

Ngjarja e rëndë u bë publike pak ditë më parë dhe tronditi opinionin publik. 64-vjeçari Abaz Doku, roje shkolle, ka përdhunuar në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, një 15-vjeçare. Ai e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato.  E gjendur nën presion, 15-vjeçarja i është bindur të moshuarit. Ndërkohë, 64-vjeçari  videon u ka shpërndarë tre të rinjve. Sakaq, ditën e djeshje gjykata la në qeli 65-vjeçarin dhe tre të rinjtë. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini shantazh me video intime besa shahini shantazh me video intime

Sondazh

Poll