Aktualitet

Masakër mjedisore në lumin Shushicë, gjobiten tre bizneset që merrnin zhavor dhe ndërtuan pa leje në Karaburun dhe procedo

3 Qershor 2020, 10:19 Nga DOSJA
Masakër mjedisore në lumin Shushicë, gjobiten tre bizneset

SHQIPËRI– Dy kompani në Vlorë janë gjobitur me nga 2 milionë lekë dhe një tjetër me 500 mijë lekë pasi akuzohen se kanë shkaktuar një masakër mjedisore duke marrë zhavorr nga lumi Shshicë. Sipas njoftimit zyrtar mësohet se punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me inspektorët e IKMT-së kanë ushtruar kontroll në 3 firma që merren me shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë, prej të cilave njëra prej tyre është konstatuar duke punuar në shkelje.

Për pasojë, policia ka nisur procedimin penal ndaj njërës prej firmave të shfrytëzimit të zhavorrit, me adminiatrator shtetasin P. Sh, pasi ka grumbulluar materiale inerte si dhe ka ndryshuar destinacionin e tyre duke shpërdoruar tokën dhe gjithashtu e ka gjobitur me 2 milion lekë (të reja) subjektin në fjalë, bashkë me një tjetër firmë.

Gjithashtu është penalizuar një subjekt me vendim për gjobë 500.000 lekë dhe vendim për prishje objekti të ndërtimit pa leje në Rezervatin Natyror të Menaxhuar të Karaburunit, Vlorë.

Ndërsa Policia e Sarandës ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve N.O dhe I.Xh, pasi në lagjen Nr. 1 Sarandë dyshohet se kanë hedhur inerte në një sipërfaqe toke, duke ndotur kështu mjedisin. IKMT ka marrë masën e dënimit me gjobë 500.000 lekë dhe vendim për prishje në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar.

Njoftimi i policisë Vlorë – Sarandë

Vijon kontrolli i subjekteve për veprimtarinë ligjore të tyre. Policia e Vlorës dhe IKMT ka kontrolluar 3 subjekte që merren me shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë, njëri prej të cilëve në shkelje. Procedohen penalisht 1 shtetas në Vlorë dhe 2 të tjerë në Sarandë. Punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me inspektorët e IKMT-së ushtruan kontroll në 3 firma që merren me shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë, prej të cilave njëra prej tyre është konstatuar duke punuar në shkelje.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj njërës prej firmave të shfrytëzimit të zhavorrit, me adminiatrator shtetasin P. Sh, pasi ka grumbulluar materiale inerte si dhe ka ndryshuar destinacionin e tyre duke shpërdoruar tokën. IKMT ka marrë masën admininistrative të dënimit me gjobë 2 milion lekë (të reja) ndaj subjektit, në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar. IKMT gjatë 10 ditëve të fundit, ndaj dy subjekteve që shfrytëzonin pa leje materialin inert në lumin Shushicë, kanë marrë për secilin vendimin për dënim me gjobë 2 milion lekë. Gjithashtu është penalizuar një subjekt me vendim për gjobë 500.000 lekë dhe vendim për prishje objekti të ndërtimit pa leje në Rezervatin Natyror të Menaxhuar të Karaburunit, Vlorë. Policia e Sarandës ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve N.O dhe I.Xh, pasi në lagjen Nr. 1 Sarandë dyshohet se kanë hedhur inerte në një sipërfaqe toke, duke ndotur kështu mjedisin. IKMT ka marrë masën e dënimit me gjobë 500.000 lekë dhe vendim për prishje në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar. Vijojnë veprimet e mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”. Policia e Shtetit dhe IKMT apelon për këdo të denoncojë shkeljet në mjedis dhe çdo paligjshmëri tjetër, në numrin falas 112 ose Komisariatin Dixhital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten me dy milione leke dy kompani himarë masaker mjedisore ne lumin shushice vlore gjobiten me dy milione leke dy kompani himarë masaker mjedisore ne lumin shushice vlore

Sondazh

Poll