Aktualitet

“Nuk çohen fëmijët në shkollë se bëhen prostituta”, miku i Kryemadhit të arrestuar u kthehet policëve: Pendohuni tek

3 Qershor 2020, 11:01 Nga DOSJA
“Nuk çohen fëmijët në shkollë se bëhen

KAMWZ– Një besimtar, mik i Ronald Kryemadhit që u vu në pranga ditën e sotme pasi kërcënoi efektivët e policisë ka rrëfyer detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.

Përpara kamerës së Faxweb, i riu tregon se Kryemadhi nuk i linte vajzat të shkonin në shkollë pasi zhvishen dhe bëhen prostituta. Personi në video u kthehet policëve dhe u kërkon llogari për arrestimin e Kryemadhit.

Ai shton se e ka vëlla mysliman dhe se policët duhet të pendohen para Allahut për atë që kanë bërë, ndryshe do ndëshkohen.

“Nëse ka sha dikënd e marr unë përgjegjësi që e ka bërë. Allahu u shkatërroftë, Allahu u shkatërroftë, Allahut u shkatërroftë , kush i hap luftë një njeriu të Allahut, Allahu iu shkatërron. U dashka me e çu një fëmijë në shkollë dhe me i zhvesh. Shteti urdhëron me çu fëmijët në shkollë, me i qit prostituta, zotërinë e kam vëlla mysliman. E njoh shumë mirë, është njeri i qetë, unë iu bëj këshillë ju që të pendoheni te Allahu para se t’iu vijë vdekja. Pse e arrestoni, për çka arsye e keni arrestuar atë vëlla, jepni llogari te Allahu, do të pendoheni për këtë që po bëni. Allahu u shkatërroftë, Allahu i shkatërroftë, je në luftë me Allahun, kanë qenë edhe më të fortë se ju dhe i ka shkatërruar Allahu,”- shprehet qytetari në videon e mëposhtme.

Ronald Kryemadhi, kryefamiljar nga Kamza ka kundërshtuar sot shoqërimin e policisë për në gjykatën e Tiranës për çështjen që po ndiqet për dhunë në familje. Kryemadhi qëlloi me armë në ajër, hodhi kallashnikovin dhe hyri në banesë. Në vendngjarje shkoi edhe RENEA. Pas negociatave ai pranoi të vetëdorëzohej. Sipas policisë, ai nuk lejonte vajzat të shkonin në shkollë se ishte besimtar.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kamez ronald kryemadhi kamez ronald kryemadhi

Sondazh

Poll