Tentuan të vidhnin karburantin në Durrës, arrestohen dy të rinjtë në Krujë, banonin në Delvinë (NJOFTIMI)
3 Qershor 2020, 12:04Nga DOSJA
DURRES- Policia e Shtetit njofton se janë arrestuar dy të rinj, të shpallur në kërkim për tentativën e grabitjes me armë zjarri të një karburanti në lagjen 13. Xh.M, 23 vjeç dhe A.C., 22 vjeç nga Delvina janë arrestuar pasi më 30 mars 2019, kanë tentuar të bëjnë një grabitje, por që policia mundi ta parandalonte.
NJOFTIMI I PLOTË:
Krujë Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasit:
Xh. M., 23 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, banues në Delvinë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. M., më datë 30.03.2019, kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant në lagjen nr. 13, Durrës, por ngjarja është parandaluar nga shërbimet e Policisë. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e autorëve dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. M., ndërsa shtetasit Xh. M dhe A. Ç. kanë mundur të largohen. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Avokati Altin Goxhaj është gjobitur me 50 milionë lekë për tubim të paligjshëm. Lajmin e ka dhënë vetë avokati nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka ...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit është rikthyer në Shqipërinë e Mesme dhe u ka dërguar formularin tre të fortëve në Tiranë dhe njërit në Kavajë. Dos...
KAMWZ– Një besimtar, mik i Ronald Kryemadhit që u vu në pranga ditën e sotme pasi kërcënoi efektivët e policisë ka rrëfyer detaje të tjera në lidhje me ngjarjen...
TIRANE- Kanë qenë minuta tmerri ato të paradites së kësaj të mërkure në Kamëz, ku në banesën e Ronald Kryemadhit është luajtur një skenë e padëgjuar. Babai i dy...
Tiranë-Ditën e sotme Forumi Rinor i Partisë Demokrtike ka protestuar para ministrisë së Arsimit, për rastin e përdhunimit të 15-vjeares në Babrru. Protestusit k...
SHQIPËRI– Dy kompani në Vlorë janë gjobitur me nga 2 milionë lekë dhe një tjetër me 500 mijë lekë pasi akuzohen se kanë shkaktuar një masakër mjedisore duk...