Kanosi me shkarkues elektrik policin dhe i shkatërroi mjetin “Mitsubishi”, arrestohet 46-vjeçari në Pogradec
3 Qershor 2020, 10:14Nga DOSJA
POGRADEC– Një 46-vjeçar me inicialet Pogradec V. Q., është vënë në pranga pasi akuzoht të kanosur e kërcënuar një efektiv policie.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit mësohet se 46-vjeçari ka kërcënuar specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M. me një shkarkues elektrik.
Më pas, ai ka gërvishtur e shkatërruar edhe mjetin e loojit “Mitsubishi”, që është në pronësi të policit të zonës.
Njoftimi i policisë
Kanos për shkak të detyrës punonjësin e policisë dhe i dëmton automjetin me send të fortë, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
NEW YORK– Prej më shumë se 1 jave në mbarë Amerikën, janë mbajtur protesta masive për vrasjen George Floyd, i cili u vra barbarisht nga polici amerikan.Por pro...
TIRANË- Policia ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Kamzë, ku një qytetar nuk u është bindur udhrit të policëve dhe i ka kanosur me pistoletë. Në një reag...
Tiranë- Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka zbardhur ngjarjen në Kamëz, ku është arrestuar Ronald Kryemadhi. Gjatë një deklarate për mediet Jaupi u ...
TIRANË– Një seri të shtënash me armë janë dëgjuar paraditen e sotme në Kamëz, ku një kryefamiljar ka kërcënuar edhe policinë e Shtetit se do t’i qëllonte. ...
TIRANE- Grupi i punonjëseve të seksit në Kavajë, ka qenë tejet i organizuar. Prej muajsh grupi ishte vënë në përgjim, ku dhjetëra biseda mes vajzave që shfrytëz...
Shqipëri- 20 persona të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se pas testimit të 297 personave, ve...
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin “Parateria” dhe janë arrestuar 3 persona. Në një njoftim për mediat policia bën me dije se në kuadë...