Aktualitet

Policia i dhunoi djalin, Zaida Çobo padit Ardi Veliun dhe kërkon 1 milion lekë dëmshpërblim: Më cënoi dinjitetin dhe nder

3 Qershor 2020, 10:10 Nga DOSJA
Policia i dhunoi djalin, Zaida Çobo padit Ardi Veliun dhe kërkon 1

TIRANË– Zaida Çela (Çoba), nëna e 15 vjeçarit që u dhunua nga efektivët e Policisë së Shtetit ka dorëzuar një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës. Në këerkesë-oadiën e dorëzuar nga Zaida, shihet se gruaja në fjalë ka pditur vetë drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.

Në shkresë thuhet se Çoba pretendon se Veliu i ka cënuar dinjitetin dhe nderin pas publikimit të të dhënave personale dhe kërkon të dëmshpërblehet me shumë prej 1 milionë lekësh.

Pak ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në vend që të përgjigjej për dhunën e ushtruar nga 4 efektivë policie mbi djalin e Zaidës, publikoi një video të kësaj të fundit, e cila shfaqej me armë në dorë.

Videoja rezultoi të ishte xhiruar gjatë një filmi dhe bëri shumë bujë në media. Vetë Veli kërkoi ndjesë publikisht. Djali i Çobos u dhunua nga katër efektivë policie, pasi kishte thyer karantinën dhe kishte dalë xhiro nga Liqeni Artificial me biçikletë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu zaida cobo zaida cobo padit ardi veliun ardi veliu zaida cobo zaida cobo padit ardi veliun

Sondazh

Poll