Aktualitet

Tubim i paligjshëm/ Gjobitet me 50 milionë lekë avokati Altin Goxhaj: Do ta detyroj shtetin të më dëmshpërblejë (GJOBA)

3 Qershor 2020, 11:37 Nga DOSJA
Tubim i paligjshëm/ Gjobitet me 50 milionë lekë avokati Altin

Tiranë- Avokati Altin Goxhaj është gjobitur me 50 milionë lekë për tubim të paligjshëm. Lajmin e ka dhënë vetë avokati nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe gjobën e vënë nga Policia e Shtetit më datën 15 maj. Ai thekson se gjobat e tilla do t’i nxjerrë të pavlefshme dhe do të detyrojë qeverinë që të dëmshpërblejë qytetarët e dëmtuar.

“Sot më datë 15:05.2020 në orën 12:35 konstatuan shtetasin Altin Enver Goxhaj duke organizuar një tubim të paligjshëm dhe bënte thirrje për grumbullim njerëzish. Kur u shoqërua në ambientet e Komisariatit nuk kishte autorizim.”, thuhet ndër të tjera në gjobën e vënë nga Policia.

Reagimi i Altin Goxhajt:

Nga Avokati Altin Goxhaj, një ndër themeluesit e Koalicioni Për Shqipërinë Keq puna.. U shty për nesër Komisioni i Gjobës 50 milionë lekë.. Më duket morën urdhër nga lart (rrezik direkt nga Kryeministria) për ta anulluar fare gjobën se e kuptuan që unë s’isha PESHKU por PESHKATARI.  Siç ju kam premtuar prej fillimit të Majit kur filluam HAPJEN E SHQIPËRISË ME PROTESTA QYTETARE: 1 HAP PRAPA NE => 1 HAP PARA ATA 1 HAP PARA NE => 1 HAP PRAPA ATA, Ne do t’i nxjerrim të gjitha masat kundër lirisë së protestës dhe kundër çdo lirie, krejtësisht të pavlefshme, nul dhe do detyrojmë shtetin të dëmshpërblejë qytetarët e ndëshkuar ndërsa autorët e Diktaturës para bankës së të akuzuarve duke u konfiskuar çdo pasuri!
#JoDiktatures #HAPIMSHQIPERINE

Altin Goxhaj dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë protestuar kundër masa të marra nga qeveria për COVID-19. Goxhaj së bashku me aktivistë të tjerë zhvilluan dy protesta kundër karantinës, më 9 dhe 15 maj, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe arrestimet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin goxhaj gjobitet altin goxhaj altin goxhaj gjobitet altin goxhaj

Sondazh

Poll