Bota

Covid-19 në Korenë e Jugut/ Flet mësuesi shqiptar, tregon masat kufizuese që ka marrë  vendi për parandalimin e koronavir

30 Maj 2020, 14:08 Nga DOSJA
Covid-19 në Korenë e Jugut/ Flet mësuesi shqiptar, tregon masat

KORE E JUGUT- Mësuesi shqiptar Emanuel Rakipllari, i cili prej 15 vitesh jeton dhe punon në Korenë e Jugut, në një intervistë flet për për situatën e krijuar nga COVID-19 dhe masat e marra nga autoritetet shtetërore.

Ai tregon se për dallim nga vendet e tjera në Korenë e Jugut nuk janë marrë masa drastike për parandalimin e pandemisë.

“Koreja e Jugut është një nga të paktat vende të botës që nuk ka mbyllur kufijtë e as bizneset, përveçse janë mbyllur shkollat dhe muzetë” , deklaroi Rakipllari.

Sipas tij, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit e deri më tani, në Korenë e Jugut janë rreth 11 mijë të infektuar ndërsa janë mbi 10 mijë të shëruar.

Me tej, ai thekson se ndërgjegjësimi i lartë i qytetarëve dhe përdorimi i maskës ka dhënë rezultat në frenimin e përhapjes së virusit.

Intervista e plotë

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora emanuel rakipllari kore e jugut emanuel rakipllari kore e jugut

Sondazh

Poll