Bota

Trump shpërthen ndaj Kinës: SHBA do të marrë hak për mashtrim dhe vjedhje të…

30 Maj 2020, 11:37 Nga DOSJA
Trump shpërthen ndaj Kinës: SHBA do të marrë hak për

SHBA- Presidenti Donald Trump nisi një sulm ndaj Pekinit të Premten, duke emërtuar veprime të gabuara që shkojnë nga spiunazhi deri në shkeljen e lirive të Hong Kongut. Gjithashtu ai njoftoi se do të marrë një sërë masash hakmarrëse kundra Kinës .

“Ata kanë shpërthyer ndaj Shteteve e Bashkuara si askush nuk e ka bërë më parë“, tha Trump për Kinën, ndërsa ai dekretoi mënyrën se si Pekini ka sulmuar fabrikat dhe industrinë amerikane. Trump që prej fillimit të pandemisë ka akuzuar Kinën në lidhje me fshehjen e koronavirusit, po ashtu ai e ka akuzuar atë për vjedhje të sekreteve shtetërore.

Presidenti gjithashtu shpërtheu ndaj Pekinit për miratimin e një ligji të sigurisë kombëtare që minon në thelb autonominë e Hong Kongut, duke njoftuar se SHBA nuk do të japë më statusin e veçantë të Hong Kongut për tregtinë dhe në vend të kësaj do të zbatojë të njëjtat kufizime për territorin që ka në vend me Kinën.

Trump përshkroi se SHBA do shpërthejë kundër  Hong Kong-un për ekstradimin, tregtinë, udhëtimet dhe doganat që Uashington i kishte dhënë më pare.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump kina shba donald trump kina shba

Sondazh

Poll