Bota

Samiti i G7-ës/ Kancelarja gjermane refuzon ftesën e Donald Trump

30 Maj 2020, 12:20 Nga DOSJA
Samiti i G7-ës/ Kancelarja gjermane refuzon ftesën e Donald Trump

GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të jetë e pranishme në ‘Samitin e G7’ të liderëve botërorë, që do të mbahet në qershor. Lajmi është bërë i ditur zëdhënësi i saj Steffen Seibert.

“Duke marrë në konsideratë situatën aktuale kancelarja nuk mund të udhëtojë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë personalisht në samit. Kancelarja falenderon presidentin Trump për ftesën që i ka drejtuar”-tha ai.

Mediat ndërkombëtare kanë konfirmuar se samiti  për shkak të pandemisë së koronavirusit këtë vit do të mbahet online, ndërkohë  presidenti amerikan, Donald Trump, tha javën e kaluar se ai do ta organizonte personalisht samitin, në Shtëpinë e Bardhë .

Trump tha se do të donte që liderët e botës të mblidheshin atje personalisht për ti dhënë njerëzve një sinjal shprese se gjërat po ktheheshin në normalitet.

Burimi:.politico.eu

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela markel steffen-seibert angela markel steffen-seibert

Sondazh

Poll