Bota

Ngërçi politik në Kosovë, prestigjozja zviceriane për Kurtin: Synoi t’i japë fund klientelizmit dhe të fillojë reforma

30 Maj 2020, 12:45 Nga DOSJA
Ngërçi politik në Kosovë, prestigjozja zviceriane për

KOSOVË -Gazeta e njohur zviceriane, “Neue Zürcher Zeitung” i ka kushtuar një shkrim zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re. Në rreshtat e artikullit, thuhet se në rast se do të mbaheshin zgjedhje të reja, Kurti do të kishte shanse shumë të mira.

Prestigjozja zviceriane shkruan, se pas rrëzimit të qeverisë Kurti, pakënaqësia në popull u rrit edhe më tej. “Neue Zürcher Zeitung”, e konisderon presidentin Hashim Thaçi, si pjesë të establishmentit që dominon politikën e Kosovës që nga lufta dhe konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e vendit. Ndërkohë nga ana tjetër, për ish-kryeministrin Albin Kurti, media zviceriane shkruan, se synoi t’i japë fund klientelizmit dhe të fillojë reforma të thella.

Ndër të tjera në shkrim thuhet se suksesi i Kurtit në zgjedhje, tregon se kosovarët janë neveritur me elitat e vjetra. “Neue Zürcher Zeitung”, e konsideron Kurtin një politikan karizmatik, i cili dmostron një vetëbesim ndaj fuqive mbrojtëse perëndimore. Përsa i përket arenës ndërkombëtare, gazeta zvicerian shkruan se SHBA mbështet Thaçin, pasi beson se ky i fundit do të arrijë më shpejt një marrveshje me Serbinë.

Marrë nga Neue Zürcher Zeitung

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti gjykata kushtetuese albin kurti gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll