Bota

Pesë viktima brenda 24 orëve nga COVID-19, shtyhet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

30 Maj 2020, 13:09 Nga DOSJA
Pesë viktima brenda 24 orëve nga COVID-19, shtyhet gjendja e

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut ka vendosur të shtyjë edhe për 14 ditë gjendjen e jashtëzakonshme. Vendimi u bë publik nga presidenti, Stevo Pendarovski, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, shkruan agjencia e lajmeve INA. Sipas tij, ky vendim nuk lidhet me zgjedhjet, por i shërben institucioneve shëndetësore, që të përballen me pandeminë.

Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme është marrë me qëllim që t’i mundësohet Qeveris që më lehtë dhe më mirë bashkë me institucionet shëndetësore të mund të përballen me pandeminë, dhe kjo nuk ka kurrfarë lidhje me datën për mbajtjen e zgjedhjeve”, deklaroi Stevo Pendarovski.

Sot është dita e fundit, e afatit të tretë dy javor të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut. Që prej 18 marsit e deri më tani, Pendarovski ka sjellë tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ku dy të parat ishin 30 ditë, ndërsa e fundit 14 ditë.

Gjatë ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut u shënuan edhe 5 viktima të tjera, duke e çuar numrin në total 126. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 35 raste të reja, ndërsa numri total i të prekurve ka arritur në 2129. Po ashtu kanë fituar betejën me COVID-19 edhe 19 pacientë të tjerë, duke shkuar në 1516 të shëruar në total.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid19 koronavirusi ne maqedonin e veriut covid19 koronavirusi ne maqedonin e veriut

Sondazh

Poll