Bota

Hapja e kufijve të Italisë/ Reagon Luigi Di Maio: Italia nuk është spital, nuk kemi asgjë të fshehur, nga 15 qershori hiqe

30 Maj 2020, 13:02 Nga DOSJA

ITALI-Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ka reaguar pas vendimit për rihapjen kufijve të Italisë me vendet e Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se qeveria nuk mund t’i trajtoj qytetarët sikur të ishin në spital. Ai shtoi se nuk është koha që të ketë konkurencë mes shteteve por që të vendos rregulla të drejta për qytetarët në mënyrë që të mos u rrezikohet jeta.

“Nëse dikush mendon të na trajtojë si lazzaretto (spital ku dikur mbaheshin pacientë me sëmundje infektive) duhet ta dijë se ne nuk do të mbetemi të palëvizshëm. Unë e kuptoj konkurrencën midis shteteve por me kushtin që ajo të jetë e shëndetshme dhe e drejtë”.– shpreh ministri.

Di Maio tha gjithashtu se Italia ka bukuritë unikale dhe nuk ka rivalë për këtë,dhe se është e gatshme të pres turistët e huaj me 15 qershor,  ndërkohë shtoi se do të jetë në një mision në Gjermani më 5 qershor, në Slloveni në 6 qershor dhe në Greqi në 9 qershor.

“Unë do t’u shpjegoj kolegëve të mi se Italia është e gatshme të presë turistë të huaj nga 15 qershori dhe se ne do të veprojmë me transparencën maksimale. Situata e brendshme, të gjitha të dhënat për infeksionet, do të jenë gjithmonë publike. Ne nuk e pranojmë lista e zezë dhe nuk kemi asgjë për të fshehur, përkundrazi. Ne gjithmonë kemi vepruar me përgjegjësi dhe transparencë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.- tha ai.

Duke filluar nga 3 qershori Italia heq karantinën për udhëtarët nga zona e Shengenit dhe Britania e Madhe. Për pjesën tjetër të qytetarëve evropian, ky detyrim do të bjerë duke nisur nga 15 qershori.

Postimi

(A.K.Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota luigi di maio luigi di maio

Sondazh

Poll