Bota

Protestë për vrasjen e George Floyd/ Vritet një polic në SHBA , plagoset një tjetër

30 Maj 2020, 13:25 Nga DOSJA
Protestë për vrasjen e George Floyd/ Vritet një polic në

SHBA– Një oficer policie ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë gjatë protestave në Oakland, Kaliforni, për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd në Minneapolis, i cili u vra nga një officer policie tashmë i arrestuar me akuzë të shkallës së tretë.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se 7500 njerëz dolën në rrugë për të demonstruar, ku dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara.

Protestuesit janë përplasur me forcat e sigurisë në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd 46 vjeç, në duart e autoriteteve në Mineapolis ditën e hënë.

Ditën  e sotme ka mbetur i vrarë edhe një 19- vjeçar si pasojë e plumbave të policisë. Ndëkohë janë arrestuar edhe 50 persona të tjerë, kun ë pranga janë vënë edhe gazetarë të CNN.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd george floyd

Sondazh

Poll