Bota

U anulua për shkak të motit/ Kompania ‘Space X’ sërish përpjekje ditën e sotme për rrugëtimin historik

30 Maj 2020, 12:08 Nga DOSJA
U anulua për shkak të motit/ Kompania ‘Space X’

SHBA- Kompania Space X do të bëjë një përpjekje të dytë ditën e sotme për të nisur astronautët e NASA-s Doug Hurley dhe Bob Behnken në orbitë, drejtë kërkimit hapësinor.

Raketa drejt rrugëtimit historik do të nisej ditën e mërkurë por që u shty për shkak të motiti të keq. Mirëpo parashikuesit thonë që edhe ditën e sotme kushtet do të jenë të paparashikueshme sërish. Kjo pason shpërthimin spektakolar të premten të një prototipi të raketës në impiantin e space X në Teksas.

Kompania ka testuar një dizajn të ri për të ardhmen, Starship. Modeli më i fundit u shkatërrua në shpërthim.  Sidoqoftë, aktiviteti në Boca Chica, afër kufirit me Meksikën, është tërësisht i ndarë nga aktivitetet komerciale të SpaceX me Nasan.

Ka patur një vëmendje të madhe për misionin, sepse ai do të shënojë të parën herë që SHBA do të mund të dërgojë astronautët e saj në stacionin ndërkombëtar hapësinor nga toka amerikane pas një pauze prej 9 vitesh të NASA-s në 2011. Ai është edhe mundësia e parë që agjencia hapsinore amerikane përdor një kompani private për të dërguar ekuipazhin e saj në orbitë.

Burimi:standard.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bob behnken doug hurley nasa bob behnken doug hurley nasa

Sondazh

Poll