Bota

Regjistrohen 56 raste të reja gjatë 24 orëve/ Koreja e Jugut bën një hap mbrapa, mbyll sërish shkollat

30 Maj 2020, 11:52 Nga DOSJA
Regjistrohen 56 raste të reja gjatë 24 orëve/ Koreja e Jugut

KORE E JUGUT- Më shumë se 200 shkolla në Korenë e Jugut janë  mbyllur sërish vëtm disa ditë pasi u hapën për herë të parë nga pandemia  e Covid-19. Sipas autoriteteve vendase kjo gjë ka ardhur pasi në vend janë shënuar sërish raste të reja me sëmundjen vdekjeprurëse.

Sipas të dhënave ditën e djeshme janë infektuar 56 persona. Kështu që mijëra student janë detyruar që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të vazhdojnë përsëri mësimin online.

Kujtojmë që deri më tani në Korenë e Jugut 269 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa 11,441 janë të infektuar. Koreja e Jugut është një ndër vendet që është përshëndetur si histori suksesi pasi arriti që të ndërhynte në kohë për të menaxhuar epideminë.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne kore te jugut koronavirusi ne kore te jugut

Sondazh

Poll