Bota

Kosova të hënën me qeveri të re, Mustafa i gëzuar: VV s’do të bëjë rezistencë, do i lëshojë zyrat. Kurti: Gjykata u

29 Maj 2020, 11:22 Nga DOSJA
Kosova të hënën me qeveri të re, Mustafa i gëzuar: VV

KOSOVE– Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme por të krijohet qeveria e re nga Kuvendi, deklaratat kanë vijuar nga të gjitha palët.  Kryeministri në ikje, Albin Kurti e ka cilësuar këtë një “rreshtim” me kapësit e shtetit, ndërsa rivali i tij politik, Isa Mustafa u shpreh optimist se vendimi nuk do të kundërshtohej dhe se qeveria e re do të votohej të hënën në Kuvend.

Lajm i mirë ky ka qenë edhe për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Haradinaj ka bërë thirrje që të formohet sa më shpejt qeveria e Avdullah Hotit, i mandatuar tashmë nga presidenti Hashim Thaçi. Vetë kryeministri i ardhshëm, ka theksuar se është koha që të gjitha palët të bashkohen për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.

Mbrëmjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Me këtë vendim gjykata i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e tij që ka mandatuar Abdullah Hotin për të formuar qeverinë e re të Kosovës,e  dakordësuar nga të gjitha partitë përveç Vetëvendosjes që kërkoi zgjedhje por deklaroi se do të respektonte çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci isa mustafa kushtetuesja i jep te drejte thaçit albin kurti hashim thaci isa mustafa kushtetuesja i jep te drejte thaçit

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2020, 09:48

Rizbulimi i historisë hebraike të Selanikut

GREQI– Përpara se Wehrmachti gjerman ta pushtonte Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe t’i deportonte hebrenjtë në kampe përqendrimit, Selaniku njihej si “...