Bota

Greqia hap kufijtë pas pandemisë COVID–19, liridalje edhe me Shqipërinë

29 Maj 2020, 10:37 Nga DOSJA
Greqia hap kufijtë pas pandemisë COVID–19, liridalje edhe me

GREQI- Që prej 15 qershorit , Greqi do të hapë kufijtë për turistët. Autoritetet greke kanë publikuar ditën e sotme listën me 29 vende, në mesin e të cilëve është edhe Shqipëria. Lista është përpiluar pas një studimi epidemiologjik të Komitetit të Sëmundjeve Infektive.

Vendet nga ku Greqi do të presë turistë janë Shqipëria, Australia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Korea e veriut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia,  Sllovenia, Çekia dhe Finlanda.

Fillimisht më 15 qershor do të hapen aeroportet e Athinës dhe Selanikut, ndërsa më pas të tjerët. Njëkohësisht do të publikohet edhe një listë me vendet, me të cilët Greqia nuk do të hapë kufijtë. Të gjithë personat që do të udhëtojnë drejt Greqisë, do të testohen fillimisht dhe më pas do të futen në tokën helene. Aktualisht numri i të prekurve nga COVID-19 në Greqi është 2906, në mesin e të cilëve 1374 të shëruar dhe 175 viktima.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqia hap kufijte greqia hap kufijte

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2020, 09:48

Rizbulimi i historisë hebraike të Selanikut

GREQI– Përpara se Wehrmachti gjerman ta pushtonte Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe t’i deportonte hebrenjtë në kampe përqendrimit, Selaniku njihej si “...