Bota

Qeveria e re e Kosovës, Isa Mustafa: Seanca mund të zhvillohet nesër ose të hënën

29 Maj 2020, 10:34 Nga DOSJA
Qeveria e re e Kosovës, Isa Mustafa: Seanca mund të zhvillohet

KOSOVË- Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mandatuar kryeministrin e ri të vendit.  Mustafa ka thënë sot para mediave se seanca për votimin e qeverisë së re mund të mbahet nesër apo të hënën. Para takimit me strukturat partiake, Mustafa ka thënë se nuk besojnë që do të hasin në rezistencë për të liruar zyrat e qeverisë.

“Mbledhje të kryesisë nuk kemi, ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit. Tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit parlamentar dhe me kandidatin tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit por edhe me partneret tanë, AAK, Nismën dhe partnerët tjerë… tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër, ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën”, ka thënë Mustafa.

Mbrëmjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Me këtë vendim gjykata i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e tij që ka mandatuar Abdullah Hotin për të formuar qeverinë e re të Kosovës,e  dakordësuar nga të gjitha partitë përveç Vetëvendosjes që kërkoi zgjedhje por deklaroi se do të respektonte çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa kushtetuesja i jep te drejte thaçit albin kurti isa mustafa kushtetuesja i jep te drejte thaçit

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2020, 09:48

Rizbulimi i historisë hebraike të Selanikut

GREQI– Përpara se Wehrmachti gjerman ta pushtonte Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe t’i deportonte hebrenjtë në kampe përqendrimit, Selaniku njihej si “...