Rajoni

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin: Vendi nuk shkon në zgjedhje, qeveria e re të formohet nga Kuvendi aktual

  • Thaçi: Kam qenë i bindur për çdo veprim që kam ndërmarr
  • Me këtë vendim gjykata i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e tij që ka mandatuar Abdullah Hotin për të formuar qeverinë e re.
    Featured image of article: Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin: Vendi nuk shkon në zgjedhje, qeveria e re të formohet nga Kuvendi aktual Gjykata Kushtetuese në Kosovë

    KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Sipas vendimit të bërë publik, gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

    Me këtë vendim gjykata i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e tij që ka mandatuar Abdullah Hotin për të formuar qeverinë e re. Gjykata vlerëson se presidenti ka vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK-ja. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, votimi i suksesshëm i mocionit të mosbesimit nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re. Ajo po ashtu ka shfuqizuar masën e përkohshme të pezullimit të këtij dekreti.

    Sipas Gjykatës, asnjëherë nuk është përcaktuar se partia politike ose koalicioni fitues, ka të drejtën ekskluzive dhe të vetme për të propozuar mandatarin për Kryeministër dhe për të formuar Qeverinë. Dekretin e presidentit Thaçi në Kushtetuese e kishte dërguar për interpretim Vetëvendosje, pasi ajo si parti fituese e zgjedhjeve këmbëngul se Kushtetuta ia mundëson vetëm asaj propozimin e mandatarit për formim të Qeverisë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë ditëve të shkuara ka thënë se do të pranojë vendimin vetëm nëse ai ka të bëjë me interpretim, e jo me amandamentim.

    Gjykata Kushtetuese pak javë më parë ka marrë një vendim tjetër që kishte ngrirë këtë çështje dhe nuk i kishte dhënë të drejtë asnjë pale. Dekretin e presidentit Thaçi në Kushtetuese e kishte dërguar për interpretim Vetëvendosje, pasi ajo si parti fituese e zgjedhjeve këmbëngul se Kushtetuta ia mundëson vetëm asaj propozimin e mandatarit për formim të Qeverisë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    HISTORIKU I PËRPLASJES

    Presidenti Thaçi mandatoi më 30 prill Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të formuar një qeveri të re dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të presidentit. Të gjitha partitë politike përveç Vetëvendosjes kanë kërkuar formimin e një qeverie të re ndërsa kanë theksuar se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje, por kanë shtuar se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment