Bota

Protesta të dhunshme në SHBA për vrasjen e burrit me ngjyrë, digjet stacioni policor në Minneapolis dhe sulmohet shtëpia e

29 Maj 2020, 10:49 Nga DOSJA
Protesta të dhunshme në SHBA për vrasjen e burrit me ngjyrë,

SHBA– Mijëra banorë janë ngritur në protesta  masive dhe të dhunshme  pas vrasjes makabre të  46-vjeçarit me ngjyrë George Floyd në qytetin e Minneapolisit, në SHBA nga një polic i cili i vendosi këmbën në fyt, derisa Floyd nuk mori më frymë.

Vrasja e tij ka tronditur botën, sepse gjesti i policit ishte një akt diskriminues  si edhe më pas u kthye në një vrasje.

Mësohet se polici po mundohej të arrestonte burrin me ngjyrë për shkak të disa akuzave për mashtrim që rëndonin mbi të.

Mbrëmjen e djeshme protestuesit kanë djegur stacionin policor të Minneapolisit, ndërsa më vonë kanë sulmuar edhe shtëpinë e policit që vrau Floyd,  Derek Chauvin.

Ata kanë mbajtur pankarta me shkrime të ndryshme për policin, duke e quajtur vrasës, polica derra e shumë shkrime të tjera shihen para shtëpisë së tij në Minneapolis.

Ndërkohë lidhur  me protestat për vrasjen e  46-vjeçarit presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar se do të dërgojë ushtrinë për të shpërndarë këto tubime masive që po krijojnë dhunë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vrasja e george floyd vrasja e george floyd

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2020, 09:48

Rizbulimi i historisë hebraike të Selanikut

GREQI– Përpara se Wehrmachti gjerman ta pushtonte Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe t’i deportonte hebrenjtë në kampe përqendrimit, Selaniku njihej si “...