Bota

Kushtetuesja i dha të drejtë Thaçit, reagon raportuesja e PE për Kosovën: Nuk ka alternativë tjetër

29 Maj 2020, 09:54 Nga DOSJA
Kushtetuesja i dha të drejtë Thaçit, reagon raportuesja e PE

KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë, që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila legjitimoi dekretimin e Abdullah Hotit, nga presidenti Thaçi. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ajo është shprehur se palët duhet të presin zgjedhjet e ardhshme, ndëse duan ndryshime. Sipas saj, reagimi nga populli është i kuptueshëm, por nuk i zgjidh problemet.

“Mbizotërim i ligjit, do të thotë respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka alternativë tjetër. Vetëm zgjedhjet mund të ndryshojnë përbërjen e parlamentit. Tashmë është përgjegjësi e Abdullah Hotit, që të mbledhë shumicën dhe të krijojë një qeveri të qëndrueshme për Kosovën”, shkruan raportuesja e PE.

Ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese në Kosovë, i dha të drejtë presidentit Thaçi, për dekretimin e Abdullah Hotit si kryeministër, duke vlerësuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjykata kushtetuese e kosovës viola von cramon gjykata kushtetuese e kosovës viola von cramon

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2020, 09:48

Rizbulimi i historisë hebraike të Selanikut

GREQI– Përpara se Wehrmachti gjerman ta pushtonte Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe t’i deportonte hebrenjtë në kampe përqendrimit, Selaniku njihej si “...