Bota

“Polic derra, vrasës”, Protestuesit sulmojnë shtëpinë e policit amerikan që vrau 46-vjeçarin me ngjyrë 

29 Maj 2020, 10:30 Nga DOSJA
“Polic derra, vrasës”, Protestuesit sulmojnë

SHBA– Për natën e tretë rradhazi në Minneapolis të SHBA-së po mbahen protesta masive të për vrasjen e burrit me ngjyrë nga polici amerikan.  Ndërkohë që është djegur stacioni policor në qytetin ku ndodhi ngjarja e rëndë, mediat e huaja shkruajnë se protestuesit kanë sulmuar edhe shtëpinë e policit, Derek Chauvin.

Janë ngritur në protesta të dhunshme të gjithë banorët e këtij qyteti, sepse akti diskriminues ndaj 46-vjeçarit me ngjyrë ishte i rëndë sepse pati një fund tragjik.

Videoja ku polici i vendos këmbën në fyt për disa minuta duke i marrë frymën e në fund edhe jetën.

Për këto protesta presidenti amerikan, Donald Trump tha se do dërgojë ushtrinë dhe se kjo e fundit do të qëllojë ndaj banorëve nëse vijojnë me protesta të dhunshme.

Para shtëpisë së policit banorët mbanin pankarta në duar: Nuk marr dot frymë, policë derra, vrasës.

46-vjeçari me ngjyrë, George Floyd u vra më 25 maj në  qytetin e Minneapolisit, në SHBA nga një polic i cili i vendosi këmbën në fyt derisa Floyd nuk mori më frymë. Mësohet se polici po mundohej të arrestonte burrin me ngjyrë për shkak të disa akuzave për mashtrim që rëndonin mbi të. Por për ngjarjen tragjike tashmë është ngritur i gjithë qyteti në protesta masive.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota derek chauvin vrasja e george floyd derek chauvin vrasja e george floyd

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2020, 09:48

Rizbulimi i historisë hebraike të Selanikut

GREQI– Përpara se Wehrmachti gjerman ta pushtonte Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe t’i deportonte hebrenjtë në kampe përqendrimit, Selaniku njihej si “...