Bota

“Virusi nuk është zhdukur ende”, Paralajmërimi i specialistit të OBSH: Të përgatitemi për shpërthime të rasteve të

29 Maj 2020, 10:05 Nga DOSJA
“Virusi nuk është zhdukur ende”, Paralajmërimi i

SHBA– Koronavirusi i shpërndarë në mbarë botën ka vrarë mbi 360 mijë njerëz si edhe ka infektuar mbi  5.9 milionë që prej fillimit të shpërthimit.  Pavarësisht se  me dhjetëra grupe ekspertësh të shëndetësisë dhe shkencëtarësh po punojnë intensivisht për krijimin e një vaksine kundër virusit, ende nuk është prodhuar një e tillë.

Ndërkohë Organizata Botërore të Shëndetit vijon të shpreh shqetësimin se bota mund të përballet me një valë të dytë të Covid-19. Ndërkohë specialisti i OBSH, Dr David Nabarro, ka paralajmëruar se vendet duhet të përgatiten për rate të reja të Covid-19.

Teksa ka folur për BBC, Nabarro deklaroi se COVID-19 nuk ka ikur ende dhe se rritja e lëvizjeve të njerëzve shton rrezikun për shpërthimin e rastve të reja shumë shpejt.

Ajo që ndodhi përmes bllokimit është se u parandalua përhapja e virusit që do të na çonte në një situatë katastrofike dhe shpërthimet e reja u përmbajtën. Dhe tani ne duhet t’i mbajmë shpërthimet e reja në minimumin e mundshëm, duke u mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme dhe, nëse është e nevojshme, duke vendosur edhe kufizime të mëtejshme të lëvizjes. Njerëzit duhet ta kuptojnë që normaliteti tani do të jetë shumë më i ndryshëm nga sa ishte 6 apo 7 muaj më parë. Do të duhet të jemi shumë më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për kontaktin me njerëzit e tjerë, veçanërisht sa i përket distancës. Ne duhet të jemi të përgatitur për shpërthime të reja. Koronavirusi nuk ka ikur dhe ndërsa lëvizjet e njerëzve janë rritur, duhet të përgatitemi për shpërthime të reja shumë shpejt.“- u shpreh David Nabarro.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota david nabarro koronavirusi ne bote obsh david nabarro koronavirusi ne bote obsh

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2020, 09:48

Rizbulimi i historisë hebraike të Selanikut

GREQI– Përpara se Wehrmachti gjerman ta pushtonte Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe t’i deportonte hebrenjtë në kampe përqendrimit, Selaniku njihej si “...