Politike

Reforma Zgjedhore, Varhelyi bisedë me Hajdarin: Mbështes punën e saj, duhet të adresohen rekomandimet e ODIHR

28 Maj 2020, 21:23 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore, Varhelyi bisedë me Hajdarin: Mbështes punën e

TIRANË- Komisionieri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Vaferlei, ka zhvilluar sot një bisedë me deputeten Rudina Hajdari. Ka qenë vetë komisioneri që ka zbuluar bisedën dhe thotë se kanë folur pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore,

Në një postim në mediat sociale, Veferlei shprehet se mbështet punën e Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Pata një diskutim të mirë sonte me Rudina Hajdarin në rolin e saj si bashkë-kryetare e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore për të shprehur mbështetje për punën në vazhdim. Reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR janë thelbësore për Shqipërinë dhe përparimin e saj në integrimin në BE”, shkruan komisioneri.

Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Palët kanë rënë dakord për rolin e Policisë në zgjedhje, kamerat në qendrat e votimit dhe numërimit. Maxhoranca dhe opozita janë përplasur për identifikimin, numërimin dhe votimin elektronik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik oliver vaferlei reforma zgjedhore rudina hajdari keshilli politik oliver vaferlei reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll